Kanye West dhe Kim Kardashian arrijnë marrëveshjen për divorcin, këngëtari do paguajë 200 mijë dollarë çdo muaj

Kanye West dhe Kim Kardashian arrijnë marrëveshjen për divorcin, këngëtari do paguajë 200 mijë dollarë çdo muaj

Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian dhe këngëtari i njohur amerikan Kanye West kanë arritur një marrëveshje divorci.  Sipas marrëveshjes së nënshkruar, një draft i së cilës u sigurua nga CNN, Kardashian do të marrë 200,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët nga West, i cili vitin e kaluar ndryshoi ligjërisht emrin e tij në Ye, dhe do të ndajë kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre.

Kardashian bëri kërkesë për divorc nga West në shkurt 2021, duke përmendur papajtueshmëri të shumta mes tyre.

Çifti u martua me një ceremoni luksoze në Itali në vitin 2014. Në një intervistë me Vogue në fillim të këtij viti, themeluesja e Skims shpjegoi se çfarë çoi në ndarjen me këngëtarin për të cilin tha se kishte vendosur që pas gjithë asaj kohe të bënte të lumtur vetëm veten e tij.

Në shtator, West, i cili në pjesën e fundit të këtij viti ka humbur partneritete të shumta biznesi pas një sërë komentesh antisemtike, i kërkoi falje publikisht Kardashian në një intervistë me "Good Morning America" ​​për "çdo stres" që i shkaktoi asaj.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit