Kaos me shifrat e papunësisë nga COVID! Denaj, Ahmetaj, Basha japin të dhëna kontradiktore/ Eksperti: S'përfshihen ato në të zezë

TIRANË- 87 mijë, 56 mijë apo 14 mijë të papunë? Cila është shifra e vërtet e të papunëve që ka lënë pas pandemia COVID -19? Janë këto tre shifrat të bëra publike  nga institucionet shtetërore 87 mijë vetëm në muajit maj- qershor u shpreh ministrja e financave Anila Denaj, 14 mijë pohon ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj i ngarkuar edhe me përgjegjësinë e menaxhimit të situatës së pandemisë. Ndërsa sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore nga 6 muaj dolën nga sigurimet shoqërore 56 mijë.

Maj-qershor numri i të larguarve arriti deri në 87 mijë, por të paktën turizmi e dha efektin parë për rikthimin në punë të tyre”, tha Ministrja Denaj.

“Rrjedhimisht në fund të prillit, numri i të punësuarve jashtë sektorit bujqësor ishte vetëm 14 mijë e 500 vetë më pak se në fund të shkurtit, jo 60 mijë vetë siç përpiqet të mashtrojë opozita apo mediat e paguara prej saj, për të hedhur batë padrejtësisht mbi ekonominë shqiptare. Pas këtyre treguesve të cilët sinjalizojnë të gjithë në një drejtim, pra rimëkëmbjen e ekonomisë, natyrshëm lind pyetja; si mund të besohet se ekonomia ka humbur 30 mijë biznese, ashtu siç propagandon opozita, kur të ardhurat nga TVSH janë rritur? Po kështu, si mund të besohet se ekonomia ka humbur 60 mijë vende pune, kur numri i bizneseve është rritur dhe konsumi i popullatës po ashtu?" pohon Arben Ahmetaj.

Opozita dhe disa ekspertë thonë se numri i të papunëve është 100 mijë.

“Të paktën 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës për shkak të 32 mijë bizneseve të mbyllura këtë vit. Sipas një studimi të Bankës Botërore, 6 në 10 biznese të regjistruara në Shqipëri nuk kanë realizuar asnjë fitim pas heqjes së masave bllokuese, çka paralajmëron të tjera falimentime dhe mbyllje vendesh pune”, shkruan kreu i PD Lulzim Basha.

Por asnjëra nga shifrat  mund të mos jetë e vërtetë pasi në të nuk përfshihen të personat që janë larguar nga puna por që nuk kanë qenë të deklaruar me pare ne sistemin e sigurimeve.

“Këtu kemi një pjesë tjetër që janë punëtorët në të zezë, ato nuk i masim dot, pra janë më shumë se 56 mijë të papunë. Ky është mesi i situatës problematike pasi ky zinxhir do të zgjatet më tej nuk ndalon këtu”, thotë Pashaj.

Drejtori i EPPC në Shqipëri dhe Kosovë Erald Pashaj thotë se sektorët më të prekur ku dhe është shënuar numri më i lartë i të papunëve janë ato të shërbimeve dhe të vetëpunësuarit, ndërkohë liston sektorët që nuk kanë pasur largime nga puna.  

“Përtej administratës më të paprekur janë sektori energjetik, ujësjellës kanalizime, sektori i kujdesit shëndetësor dhe ai i informatikës”, pohon Pashaj.

Por shqetësimi i ekspertit të çështjeve të punësimit lidhet me shumë se riaftësimin e te papunëve te moshës mbi 50 vjeç.

“Duhet bërë një analizë për grupmoshën nëse janë nën 50 vjeç apo mbi 50 vjeç. Ata që janë nën kanë më shumë mundësi për tu punësuar. Ata mbi 50 vjeç riaftësohen në disa trajnime komunikimi, recepsion në qendër biznesi tregtar, apo asistent komunikimi ku nuk kërkohet arsim i madh”, shprehet kreu i EPPC në Shqipëri dhe Kosovë.

Aktualisht ende nuk është saktësuar niveli real i papunësisë, por në tremujorin e parë sipas INSTAT papunësia ishte në 11.4%, duke pësuar një rënie me 0.7% krahasuar me tremujorin e parë të 2019.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën