Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas bllokimit nga një grup studentësh të procesit mësimor në disa fakultete. Kur duhej të niste normalisht procesi mësimor në auditore, te Fakulteti Juridik dhe Ekonomiku studentët shkaktuan situatë kaotike duke bllokuar dyert (Lexo këtu). Kreu i qeverisë shton se ka marrë mijëra mesazhe nga prindërit dhe studentët që duan vijimin e mësimit normalisht në auditore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri thekson se Universitetet kanë dorëzuar në MAS listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetje financiare në shlyerjen e tarifës dhe akordimin e bursës 10 mijë lekë të reja për studentët ekselentë dhe ata në nevojë. Gjithashtu, Rama njofton se nga dita e nesërme do jetë gati portali i Programit të ri Kombëtar të Punësimit në administratë të studentëve më të mirë.
Reagimi i Ramës
U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve,që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s'do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët. Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë.
Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student. Nesër është gati për prezantim publik portali i Programit të ri Kombëtar të Punësimit në administratë të studentëve më të mirë. Ky program është një nga risitë e reflektimit mbi protestën, i cili na çoi shumë përtej 8 kërkesave qentëLetëlehin ne do shkojmë së bashku përpara.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.1%
-
Të gabuar
85.5%
-
Nuk e di
1.4%
Vota total: 282
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor, 08:38
-
Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë
23 Dhjetor, 08:18
-
Ndalimi i Tik Tok-ut, Rama i përgjigjet kompanisë kineze: Në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit! S' ka pse kërkon sqarime, mbrojmë fëmijët
22 Dhjetor, 17:12
-
Zhupa: Vrasjen e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë
22 Dhjetor, 12:52
-
Himarë, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama garanton: Do japim dhe AMTP-të! Parkim nëntokësor tek Fusha e Sportit, ndërhyjmë në Borsh
22 Dhjetor, 11:20
-
AKSK: Nisim procesin tekniko-ligjor për bllokimin e TikTok
22 Dhjetor, 08:41
-
Mbyllja e TikTok për 1 vit, gazetarja amerikane: Shqipëria e ndaloi sepse po dëmton fëmijët, duhet vetëm vullnet politik
22 Dhjetor, 07:58
-
Shqipëria mbyll TikTok për 1 vit, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente! 2 adoleshentët s'kishin llogari tek ne! Rama: E duan 90% e prindërve
22 Dhjetor, 06:59
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor, 21:59
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
21 Dhjetor, 19:10
Pse nuk zbaton ligjin per keto maskarejt qe pengojne dhunshem studentet .
Përgjigju