TIRANË- Një ditë pasi iu bashkua protestës poshtë ballkonit të Sali Berishës, i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, Gazment Bardhi thotë se janë bashkë në betejën kundër Edi Ramës. Përfshirjen në protestën e Rithemelimit, për herë të parë dhe jashtë aksionin të koasit në Kuvend, Gazmend Bardhi e quan hap të bashkimit të opozitës. Por sërish lë pa përgjigje shteruese nëse lideri i këtij bashkimi është Berisha, por thotë se bashkohen rreth ideve dhe jo individëve, duke shtuar se do bëjë çdo përpjekje që opozita të jetë e bashkuar.
"Ne bashkohemi rreth ideve rreth gjërave që na bëjnë bashkë, që është beteja jonë kundër Ramës dhe nuk bashkohemi rreth individëve. S’ka bashkim rreth individëve konkret, ka bashkim rreth ideve, gjërave që na bëjnë bashkë", tha Bardhi.
Sa i takon seancës së djeshme, 5 shkurt, që zgjati vetëm 15 minuta për shkak të skenarit të opozitës për bllokim, Bardhi thotë se Kuvendi është kthyer në një institucion të Ramës, ku opozitës i diktohet se 8 deputetët e tjerë (grupi Basha) vlejnë më shumë se 50 të grupit Bardhi-Berisha.
“Kuvendi po degradon në një institucion pa rregulla, në një institucion të Edi Ramës. Opozita dëshiron një kuvend tërësisht funksional. Kjo është arsyeja pse protestojmë, një Kuvend ku respektohet për atë që përfaqësojnë deputet e opozitës, ku opozita nuk pengohet të ushtrojë funksionet e saj, në një parlament ku deputetëve nuk u thuhet se 8 deputetë vlejnë me shumë se 50 të tjerë”, tha Bardhi.
Deputeti demokrat thotë se aksionin do ta vijojnë, duke paralajmëruar përshkallëzim të aksionit të opozitës në Kuvend, nëse nuk plotësohen kërkesat për bashkë kryesimin e komisionit për reformën zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore; ligjin për këto të fundit, paralajmëroi tha se do çojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Ligjin për komisionet do e çojmë në GJK. Të gatshëm për dialog sapo mazhoranca të ketë një qëndrim zyrtar të shkruar. Deri tani jemi në kuadrin e fjalëve. Çuçi nuk ka autoritet mbi grupin e PS. Drejtohet nga interesi personal i Ramës”, tha ai.
“Nëse nuk do të kete reflektim do të konsiderohet edhe greva e urisë apo ngujimi”, vijon Bardhi.
Pa ardhur ky moment, Gazmend Bardhi la të kuptuar se opozita nuk do të japë votën për asnjë nismë, përfshirë amnistinë penale, e cila tradicionalisht është votuar me konsensus.
“Ne mbështesim Amnistinë Penale, ka qenë traditë e gjatë kur është votuar në mënyrë konsensuale, Por para se të shkojmë në këtë fazë, pra të bëjmë një konsensus të rremë, do duhet t’i rikthehemi shinave të kushtetutshmërisë”, vijoi Bardhi.
Bardhi paralajmëroi një tjetër kallëzim penal për kryeparlamentaren Lindita Nikolla, të cilën e akuzon se ka shpërdoruar detyrën duke mos lejuar deputetët e opozitës të marrin në pjesë në Kuvend, ndonëse ishin të përjashtuar. Kujtojmë që një padi e mëparshme e Bardhit për Nikollën nuk është pranuar as nga SPAK dhe as GJKKO dhe nuk nisën hetime.
Pas vizitës që zhvilloi në SHBA, Gazment Bardhi iu bashkua dje për herë të parë protestës poshtë ballkonit të Sali Berishës non grata. I pyetur nëse e njeh Berishën si kryetar të PD, Bardhi thotë se bashkohen rreth ideve dhe jo individëve
"Ne bashkohemi rreth ideve rreth gjërave që na bëjnë bashkë, që është beteja jonë kundër Ramës dhe nuk bashkohemi rreth individëve. S’ka bashkim rreth individëve konkret, ka bashkim rreth ideve, gjërave që na bëjnë bashkë. Keqpërdorimi që Rama i ka bërë konfliktit të brendshëm në PD dhe opozitë, nuk ka sjellë pasoja vetëm për partinë, por edhe për Shqipërinë", tha Bardhi.
Sa i takon protestës, ai thotë se do i bashkohet çdo proteste qytetare.
"Unë do ti bashkohem, i jam bashkuar cdo protete qytetare.Sa i takon vizitës time në SHBA, e kam bërë të qartë. SHBA janë aleati kyc i Shqipërisë, ka qenë krah nesh në momentet tona më të vështira. SHBA është një aleat kyc edhe për PD. Falenderoj Escobar për mikëpritje. Kam pasur takime në Kongres dhe Senat. Nuk dua ta ngatërroj vizitën në SHBA me situatën tani. Ata mbështesin Shqipërinë dhe rrugëtimin evropian të saj, dhe jo një parti politike.
Gazment Bardhi thotë se do të kallëzojnë kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën për shpërdorim detyre pasi nuk ka lejuar deputetët e opozitës që të futen në Kuvend. Bardhi thotë se nuk mund të përjashtohen vetëm përse mbajnë pankarta në duar.
“S’mund të përjashtosh deputetë vetëm se mbajnë pankarta në duar. Dje u penguan të gjithë deputetët e opozitës që të marrin pjesë në seancë. Kryetarja e kuvendit sikur të mos kishte ndodhur asgjë nis seancën me gjysmën e sallës bosh duke marrë edhe autoren e kryerjes së asaj vepre penale. Do kallëzojmë Nikollën për shpërdorim detyre dhe kujtdo tjetër që ka shkelur ligjin duke penguar deputetët e opozitës në Kuvend”, tha Bardhi.
I pyetur nëse opozita do të votojë në Kuvend Amnistinë Penale pasi qeveria njoftoi se do të përfshinte edhe propozimet e opozitës për zgjerimin e personave përfitues, Gazment Bardhi tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë deri në momentin që parlamenti t’i rikthehet normalitetit.
Pavarësisht konsensusit për projektligjin e Amnistisë Penale, Bardhi tha se do duhet që fillimisht qeveria të përmbushë kërkesat e opozitës për komisionet hetimore në mënyrë që të ketë një konsensus të plotë për Amnistinë e të burgosurve.
“Së pari, para se të shkojmë në votimin e ligjeve konsensuale ku Amnistia ka qenë e tillë, Parlamenti duhet t’i rikthehet normalitetit dhe kjo po pengohet nga refuzimi që mazhporanca bën ndaj kërkesave të opozitës. Ne e mbështesim Amnistinë Penale, ka qenë traditë e gjatë kur është votuar në mënyrë konsensuale, Por para se të shkojmë në këtë fazë, pra të bëjmë një konsensus të rremë, do duhet t’i rikthehemi shinave të kushtetutshmërisë. Ngritja e komisioneve hetimore është funksion kushtetues i Kuvendit”- tha Bardhi.
Plehu i vjeter i kalbur po munndohet te gjallerohet po bejne te pamunduren per karrigen po u dogjen vete me gjithe karriget
PërgjigjuKa hy Gazi n´Parlament e me nj´dor lun nofllat e gojës, ndalni burra se n´kuvend do vendos rregllat e lojës. Aferim o gaz bardhiqe me brishen u bashkove çthe n´Amerik e pergenjshtrove dhe tashti posht ballkonit po pret djathin e korbit.
PërgjigjuSjellja e cuditshme e Gazmend Bardhit te le nje pikpyetje shume te madhe dhe duhet hetuar me hollesi dhe vemendje nga drejtesia! Nuk sillet si nje politikan qe punon per popullin po si nje "agjent"shume i rrezikshem per te destabilizuar Shqiperin dhe Ballkanin dhe mundehet te fshihet shume here mbas Berishes dhe tani mbas amerikaneve! Shpresoj ti hiqet maska sa me shpejt ketij tradhetari!
Përgjigju