Kaosi në Kuvend në sy të presidentit e ambasadorëve, PS: Noka e Bardhi të përjashtohen! Masë edhe për përplasjen me Açkën në komision

Kaosi në Kuvend në sy të presidentit e ambasadorëve, PS: Noka e Bardhi të përjashtohen! Masë edhe për përplasjen me Açkën në komision

Kaosi në Kuvend, 15 janar dhe përplasja e Bardhit e Nokës me Açkën

TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e deputetëve Flamur Noka dhe Gazment Bardhi nga seancat plenare të Kuvendit, për shkak të kaosit të shkaktuar prej tyre në Kuvend më 15 janar dhe për problematikat që krijuan sot (17 janar) në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ku u përplasën ashpër me kolegen e tyre demokrate, Flutura Açkën.

Grupi parlamentar i PS i ka paraqitur një kërkesë zyrtare Sekretariatit të Etikës për të vendosur masa ndëshkimore ndaj Bardhit dhe Nokës.

Report Tv mëson në argumentet e paraqitura nga socialistës ishte fakti që dy deputetët, duke përdorur zhurmues në seancën hapëse të sesionit të ri parlamentar, ku ishin të pranishëm edhe ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, Alastair King Smith dhe Karl Bergner, nuk lejuan as presidentin Bajram Begaj të mbante fjalën e tij përshëndetëse.

Fill pas zhvillimeve në Kuvend, deputetët që shkaktuan kaos hodhën edhe akuza ndaj kreut të shtetit, Bajram Begaj duke e konsideruar këtë të fundit si palë në krah të qeverisë dhe agjendën e tij për të mbajtur fjalim, e cilësuan si provokim ndaj opozitës që prej kohësh ka bllokuar funksionimin normal të Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 17/01/2024 21:51

    Ne nga fshati qenet I lidhim me hekura Dhe keto deputed te kuvendit shqipetar jane si qenet kure I liron nga hekurat vrapojne dhe lehin pa kuptim thjeshte te bejne zhurme

    Përgjigju
  • Sokrati: 17/01/2024 20:28

    Jo vetëm këta të palo-opozitës, por çdo deputet i Kuvendit,që sillet si një rrugaç dhe në mënyrë të përsëritur, duhet të përjashtohet fare, të nxirret jashtë "me shkelma", siç shprehej me racizëm dikur xhozi topalli dhe në Kuvend të vijë tjetri sipas listës. Sjellja rrugaçërore është fundi i një "personaliteti", që shëmton dhe përdhos çdo vlerë të kulturës, etikës, psikologjisë dhe traditës shqiptare.

    Përgjigju
  • Edi25252: 17/01/2024 17:58

    A mund të më thotë dikush çfar shkolle ka bërë Noka dhe çfarë pune bën ?

    Përgjigju
    • Ben: 17/01/2024 18:14

      Ka mbaru mjeksin,doctor,po nuk ka qene asnjehere ne shkolle,skandaloze te quhet doctor Muli..Dallohet besoj qe nuk ka asnje lidhje me doctorrllikun.

    • A...Zh: 17/01/2024 18:04

      Thuhet ka bere shkollen e UDB/BIA-s serbe. Puna qe ben kuptohet.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë