FRANCË - Njëra nga kapelet e famshme të Napoleon Bonapartit është blerë nga një koleksionist koreano-jugor për 2 milionë euro, këtë të dielë në një ankand të organizuar jashtë Parisit.

Lajmi për blerjen e kësaj kapeleje me këtë shumë stratosferike e ka bërë të ditur shtëpia e ankandeve Osenat, e cila organizoi edhe shitjen e saj. "Osenat" nuk ka bërë të ditur emrin e blerësit, por ka  zbuluar vetëm se kemi të bëjmë me një multimiliarder koreano-jugor. 
 
Kapelja është njëra nga 19 të tilla të pazakonta që ka pasur perandori francez dhe është shitur nga familja Grimaldi e Monakos./REL/