Kapen 1 ton hashash në Spanjë, mes të arrestuarve dhe ish- sulmuesi i Olympique de Marseille

Ish- sulmuesi i Olympique de Marseille, Sergio Contreras Pardo

SPANJË- Sergio Contreras Pardo ose i njohur ndryshe si Koke, është arrestuar gjatë një operacioni policor antidrogë në Spanjë. Në përfundim u kapën 1 ton hashash, armë të ndryshme si dhe 20 arrestime në disa qytete si Seville, Malaga dhe Granada, mes të cilëve dhe spanjolli i cili ka luajtur për disa skuadra si Malaga, Olympique de Marseille, Sporing Lisbona apo dhe në Greqi ku dhe mbylli karrierën futbollistike, me Verian dhe Arisin e Selanikut. 

Nuk dihet ende se çfarë roli kishte sulmuesi shtatshkurtër në këtë rrjet të trafikut të drogës në Spanjë. Koke është i njohur dhe për shumë emigrantë shqiptarë në Greqi të cilët ndjekin kampionatin e futbollit në vendin fqinj pasi tek Arisi i Selanikut në vitet 2006- 2011 ai pati vitet e arta pasi luajti 138 ndeshje dhe shënoi 30 gola. 

a.k./Shqiptarja.com
Komento