Policia Kufitare ka arrestuar një person pasi ka tentuar të kalojë në Kapshticë 1 kg lëndë narkotike kanabis sativa. I arrestuari është Paulin Rika, 31 vjeç banues në fshatin Zheje-Laç.

31-vjeçari u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit të tyre, në hyrje të fshatit Vishocicë-Devoll.

Nga kontrolli fizik i ushtruar këtij të fundit, në çantën personale të tij (në një qese plasitke) iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 1 kg e 61.8 gram lëndë e dyshuar si narkotike kanabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, ngelur në tentativë”.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com