Kapet miku i Kelmend Balilit
2 armë në banesën e 'Eskobarit'

Policia e Shtetit gjatë aksionit për arrestimin e Kelmend Balilit ka vendosur në pranga mikun e tij, Berti Dosti.
 
36-vjeçari banues në Stjar të Delvinës është kapur në flagrancë me një armë zjarri tip Zastava të kalibrit 7,65 mm në automjetin e tij Volvagen Golf -5.
 
Berti Dosti, sipas policisë dyshohet se ka ndihmuar të shumëkërkuarin Balili që të lëvizte kohët e fundit duke iu shmangur arrestimit.
 
Ndërkohë që përsa i përket operacionit, policia deklaron se janë angazhuar 200 policë, por Kelmend Balili nuk është gjetur, ndërsa vazhdon puna për lokalizimin dhe prangosjen.
 
Policia kreu kontrolle në banesën e tij dhe të disa ambienteve të tjera ku dyshohej se Balili i frekuentonte.
 
Ndërsa nga kontrollet në banesën e vëllait Bako Balili dhe Kelmend Balilit janë sekuestruar dy armë gjahu gjysmë automatike (shotgan).
 
Ndaj Balilit rëndojnë akuzat ‘’Trafik i Narkotikëve’’, ‘’Krijim i grupit të strukturuar kriminal’’ dhe ‘’Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’’.
 
Në ndjekje të tij janë vënë forcat operacionale të policisë së shtetit si dhe trupa të komisariatit të Sarandës të cilët prej më shumë se 1 muaji mbajnë nën vëzhgim lëvizjet e disa personave me të cilët dyshohet se Balili ka kontakte.
 
Autoritetet e drejtësisë greke kanë sjellë në Shqipëri dosjen voluminoze të përkthyer në shqip, kundër biznesmenit shumë të përfolur Klemend Balili.
 
Ky i fundit prej gati 7 muaj qëndron i fshehur, për shkak se ndaj tij ka një urdhër ndërkombëtar arresti.
 


Deklarata e plotë
Me datë 10.12.2016, në orët e para të mëngjesit, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, forcat operacionale Renea dhe FNSH, si dhe strukturat e tjera policore të Komisariateve të Policisë Sarandë e Delvinë, organizuan një operacion për kapjen e shtetasit në kërkim të shtetasit Kelmend Balili, 44 vjeç, banues në Stjar/Sarandë.
 
Në operacion u janë angazhuar rreth 200 forca policore.
 
Operacioni në zbatim të Urdhrit të Prokurorit të Krimeve të Rënda, për ekzekutimin e Vendimit penal nr.426, datë 09.12.2016, ‘’Për caktim mase sigurimi’’ të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurimit ‘’arrest me burg’’ për shtetasin Kelmend Balili, i dyshuar për kryerje të veprave penale ‘’Trafik i Narkotikëve’’, ‘’Krijim i grupit të strukturuar kriminal’’ dhe ‘’Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’’, parashikuar respektivisht nga nenet 283/a/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.
 
Menjëherë me marrjen e vendimit gjyqësor të datës 09.12.2016 të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Strukturat e Policisë së Shtetit, përpiluan një plan të detajuar masash për kapjen shtetasit Kelmend Balili duke ushtruar kontrolle në banesën e tij dhe në ambiente që ai frekuentonte, me qëllim kapjen dhe ndalimin e tij.
 
Nga kontrolli i kryer në banesën e shtetasit Kelmend Balili dhe të disa banesave dhe ambjenteve të tjera ku dyshohej se personi i frekuentonte nuk u bë e mundur gjetja dhe kapja e shtetasit Kelmend Balili.
 
Në kontrollet e kryera në banesat e shtetasve B. B dhe Kelmend Balili janë sekuestruar dy armë gjahu gjysëm automatike (shotgan) dokumentacioni i të cilave është në proces verifikimi nga ana e Komisariatit të Policisë Delvinë.
 
Gjatë këtij operacioni është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Berti Dosti, 36 vjeç, banues në Stjar të Delvinës, pasi është kapur në flagrancë me një armë zjarri tip Zastava të kalibrit 7,65 mm në automjetin të markës Volvagen Golf -5 në përdorim të tij.

Arrestimi i tij u bë bazuar në nenin 278/5 të Kodit Penal.
 
Policia e Shtetit do të vijojë intensivisht punën dhe kërkimet për kapjen dhe vënien përpara drejtësisë të shtetasit Kelmend Balili dhe çdo individi tjetër i cili mund të bëhet pengesë ligjore në kapjen e tij.
aksion kapet pistolete

aksion kapet pistolete

aksion kapet pistolete
 
 
dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

E prodhojmë vetë energjinë? Përgjigjet Rama: Legjendë mediatike! Kur të fitojmë sovranitetin energjitik atëherë po, ulja e çmimit historike

E prodhojmë vetë energjinë? Përgjigjet Rama: Legjendë mediatike! Kur të fitojmë sovranitetin energjitik atëherë po, ulja e çmimit historike