Në një kohë ku në PD po zhvillohet lufta më e egër dhe përçarëse në 31 vite demokraci mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, anëtari i Kryesisë së PD, Agron Kapllanaj tha se këto tensione treguan më së miri se sa e nevojshme ishte që partia të pastrohej nga mbeturinat e komunizmit dhe ato pak persona që u interesojnë vetëm karriget dhe jo partia dhe kauza e saj ndaj qytetarëve. Në një intervistë për emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, Kapllanaj tha se ai priste një dorëheqje nga Sali Berisha pasi u shpall "non grata" nga SHBA, por ai zgjodhi që ta përfshijë PD në betejën e tij personale pasi është shumë i lidhur me kultin e individit.
"PD vijon aktivitetin e saj politik dhe strukturat e saj funksionojnë të gjitha dhe dje u plotësuan vendet vakante pas shkarkimit të anëtarëve të kryesisë. Duhet të pastrojmë veten dhe familjen tonë nga ata mbeturina. Berisha tha se nuk do të implikonte PD në shpalljen e tij "non grata" dhe unë kam pritur nga ai dorëheqjen. Kur nuk pash dorëheqjen u zhgënjeva. Një pjesë e vogël në 8 vite opozitë ne nuk i kemi parë njëherë në krahun tonë, ikën në 2013 dhe nuk janë dukur më. Ata janë shfaqur vetëm në Foltoret e Berishës dhe këta e kanë kontratën vetëm me Berishën . Më 18 dhjetor ne duhet të ndahemi nga kulti i individit, Berisha vjen nga blloku, ka qenë komunist dhe ai ka jetuar me diktaturën dhe di si të manipulojë njerëzit dhe ka kultin e individit", tha Kapllanaj.
Edhe aktivistja Brizida Gjikondi tha se Berisha arriti të krijojë çarje të mëdha në PD.
"Gjëma më e madhe e PD është që Berisha arriti ta komprometonte. Ai arriti të bënte një çarje të madhe duke i dhënë fatin e vetë dhe e përfshirë në problemet e tij personale", tha Gjikondi
Skandali me publikimin e pagave dhe të dhënave personale të shqiptarëve, si Gjikondi dhe Kapllanaj e cilësuan mekanizëm djallëzor ku ka dorë politika. Ata thanë se kjo i bën qytetarët më të shantazhueshëm dhe të pambrojtur ndaj kriminelëve.
"Këto kanë dal me dashje për t'u përdorur, të dhënat personale janë përdorur në fushatë dhe nuk ka të ndëshkuar. Flitet se do të dalin të dhënat e tjera dhe këto i bëjnë shqiptarët më të shantazhueshëm dhe i bëjnë më të pambrojtur. Nëse dixhitalizimi kërkon që të dhënat e aksesueshëm për çdo institucion, kjo nuk do të thotë që duhet të bien në duart e kriminelëve, kjo është shumë e rëndë. nëse këto të dhëna dalin dhe askush nuk mban përgjegjësi, atëherë edhe të dhënat më të rëndësishme të sigurisë shtetërore mund të dalin lehtësisht", tha Kapllanaj.
" Mekanizmi që publikoi këto të dhëna ishte djallëzor, me dashje, dhe duket që ishte dora e politikës brenda. Këto janë pasoja të kësaj politike, majtas dhe djathtas, ku në pozicion kyçe të institucione kanë emëruar në mënyrë korruptive familjarët e tyre. jemi në nivelin e cenimit të sigurisë kombëtare, ku dhe investitorët e huaj kanë marrë një goditje të madhi pasi kjo tregoi se ky shtet nuk ka garanci dhe nuk mbron do të dhënat minimale. Kriminelet mund t'i përdorin për të shantazhuar biznesmenë e qytetarë. Këtu është faji i shtetit që tregon edhe një herë që këtë klasë politike qytetarët nuk e meritojnë", tha Gjikondi.
Skandali mbi rrjedhjen e informacionit për pagat e mbi 694 mijë punonjësve shqiptarë, në sektorin publik dhe atë privat, cenoi të dhënat personale të qytetarëve duke i bërë ata për të rrezikuar nga hackerat dhe grupet kriminale. Ditën e sotme u publikua edhe lista e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!
Ca behet kshu o njerez. E shikoni ne ca niveli ka rene PD?! Nje i denur flet ne emer te PD. Nuk ka me turp. Lul Brava kete lloj niveli ka afruar rreth vetes, sepse ata qe i hapnin probleme, i ka perjashtuar. Tani del Kapllanaj dhe jep intervista. O popull ne cfare derexheje eshte opozita
PërgjigjuNgeli PD ne dore te Kapllanajt dhe ta diskutoje ecurine e saj nusja e Lal Hekrit ahahahha
Përgjigju