Kapsula Orinon e NASA-s përfundon me sukses misionin, kthehet nga Hëna dhe zbret në Paqësor
Kapsula Orinon e NASA-s zbriti me parashutë në Paqësor, pranë brigjeve të Meksikës
Kapsula Orinon e NASA-s bëri një kthim të shpejtë nga hëna të dielën, duke zbritur me parashutë në Paqësor, pranë brigjeve të Meksikës. Kjo i jep fund fluturimit provë që mendohet se do t’u hapë rrugën fluturimeve me astronautë në bord në orbitën hënorë.
Kapsula hyri në atmosferë me një shpejtësi 32 herë më shumë se shpejtësia e zërit ndërsa i rezistoi temperaturës 2,760 gradë Celsius, që krijohet nga futja në atmosferë, para se zbriste pranë ishullit Guadalupe në perëndim të shtetit Baja California të Meksikës.
Një anije e marinës amerikane tërhoqi nga oqeani anijen hapësinore dhe pajisjet testuese për vëzhdimin e dridhjeve dhe matjen e rrezatimit. NASA tha se zbritja ishte pothuajse e përsosur.
Shefi i NASA-s, Bill Nelson tha nga Hjustoni se, “Kjo është një ditë e jashtëzakonshme. Është historike sepse tani po rikthehemi në hapësirë, dhe më tutje, me një gjeneratë të re”.
Suksesi i këtij fluturimi testues u hap rrugën fluturimeve të tjera me astronautë në bord. Në vitin 2024 është planifkuar fluturimi tjetër përreth hënës me katër astronautë në bordin e kapsulës Orion. Kjo do të pasohet me zbritjen e dy astronautëve në hënë në vitin 2025.
50 vjet më parë astronautët zbritën në hënë për herë të fundit, më 11 dhjetor të vitit 1972. Astronautët Eugene Cernan dhe Harrison Schmitt të misionit Apollo 17 eksploruan për tre ditë luginën “Taurus-Littrow”. Ata ishin dy njerëzit e fundit, nga 12 syresh, që ecën në hënë. /VOA
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Veriu i Kosovës, a duhet që Kurti të pranojë kërkesat e SHBA-BE?
-
PO
65.6%
-
JO
25.5%
-
NUK E DI
8.9%
Vota total: 259
Lajme të tjera
-
Kërkimi për jetën aliene shtrihet në hënat e akullta të Jupiterit, të enjten hidhet drejt qiellit raketa 'Ariane 5'
13 Prill, 14:32
-
Një ‘përbindësh i padukshëm’, në formën e një vrime të zezë lëviz në mënyrë të pakontrolluar në Univers.
7 Prill, 16:35
-
NASA zgjedh ekuipazhin që do të fluturojë drejt hënës
3 Prill, 21:17
-
Astronomi britanik:Teleskopi hapsinor do të na afrojë në realizimin e misionin ambicioz dhe zbulimit të mistereve të reja
1 Prill, 15:36
-
NASA publikon imazhet mahnitëse të planetit tokë gjatë natës (FOTO)
22 Mars, 22:44
-
NASA anulon në dy minutat e fundit nisjen e austronautëve për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës! Ja defekti që u zbulua
27 Shkurt, 11:01
-
NASA teknologji për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja! ‘Spinoff’ u dërgua në Turqi e Siri për njerëzit e bllokuar! Aparatura zbulon rrahjet e zemrës nën rrënoja
15 Shkurt, 17:00
-
Një ‘Tokë’ e dytë? Zbulohet planeti ku mund të ketë jetë
11 Janar, 15:02
-
Pas 40 vitesh në hapësirë, sateliti i NASA-s do të rrëzohet këtë fundjavë në Tokë
7 Janar, 18:31
-
Për herë të parë që nga epoka e Neandertalit, një kometë pritet të kalojë pranë Tokës gjatë muajit janar
3 Janar, 09:14
-
Bukuria 'rrëqethëse' e dimrit të Marsit, NASA publikon pamjet
1 Janar, 09:15
-
NASA nderon legjendën e futbollit, i kushton Pele-së foto të një galaktike me ngjyrat e Brazilit
30 Dhjetor 2022, 14:36