Karnavalet e Brazilit zbresin në Vlorë, samba e kostume shumëngjyrëshe! Spektakël për vendasit e të huajt (FOTO+VIDEO)

Nuk është Brazili, por Vlora…Balerina që kërcejnë samba, kostume shumëngjyrëshe, zbukurime pa fund dhe shumë muzikë.

Qyteti bregdetar i Vlorës u gjallërua mbrëmjen e së shtunës nga Karnavalet braziliane të cilat organizohen në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Mbi 25 artistë të ardhur nga Brazili si perkusionistë, balerina dhe kërcimtarë profesionistë që me lëvizjet e tyre tërheqin në botën ritmike të karnavaleve, sollën një atmosferë të veçantë që mbajti të mbërthyer jo vetëm qytetarët vlonjatë, por edhe turistët e shumtë në qytet.

Performancat nisën nga Kinemaja Verore e Vlorës, ndërsa festimeve që zgjatën përgjatë gjithë mbrëmjes dhe që u shtrinë në të gjithë Lungomaren e famshme të Vlorës, nuk mund të mungonte edhe Capoeira, arti i veçantë brazilian i kërcimit luftarak. Kjo disiplinë, paraqiti përmes lëvizjeve të kërcimtarëve, akrobacive dhe numrave magjikë, një shfaqje të pa ndodhur më herët në vend.

Në këtë shfaqje të jashtëzakonshme, nuk kishin si të mungonin edhe performancat me zjarr, pjesëmarrja e këmbëgjatëve apo shfaqje me fishekzjarrë që padyshim entuziazmuan fëmijë e të rritur. Shfaqjeve iu bashkuan edhe akrobatë të cirkut shqiptar dhe balerinat e Qendrës Kulturore Vlorë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?