TIRANË-Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka theksuar lehtësitë në procedura, që janë krijuar menjëherë pas aplikimit të kartës së shëndetit.
Sipas FSDSH, një pensionisti i duhej te shkonte 2-3 herë në vit për të rinovuar librezën e shëndetit pasi i konsumoheshin fletët e librezës, ndërsa sot, karta e shëndetit për ta nuk ka nevojë për rinovim.
Rreth 80% të përdoruesve të skemës i përkasin kategorive të pensionistëve, veteranëve dhe invalidëve të plotë.
" Kursen kohë pacienti, mjeku dhe farmacisti. Për çdo recetë, çdo mjeku do i duheshin mesatarisht dy minuta për të plotësuar librezën e shëndetit dhe po kështu farmacistit. Me kartën e shëndetit, kjo kohë nuk shpenzohet më. Duke patur parasysh volumin e recetave mujore (380.000 receta me rimbursim në muaj) x 2 minuta për recetë, dmth 760,000 minuta të kursyera në muaj në shkallë vendi', thekson Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor. /ATSH/
/Shqiptarja.com