KAS refuzon propozimet e Celibashit, gjoba vetëm për Pjerin Ndreun dhe disa parti të vogla

KAS refuzon propozimet e Celibashit, gjoba vetëm për Pjerin Ndreun dhe disa parti të vogla

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve

TIRANË - Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka refuzuar gjobitjen e 40 kandidatëve që financuan fushatën e tyre zgjedhore për vitin 2023 me burime personale, duke ia kthyer rastet administratës së KQZ-së për hetim të mëtejshëm.

Megjithatë, KAS pranoi gjobën prej 720 mijë lekësh për Pjerin Ndreun. Po ashtu, disa parti të vogla jo parlamentare u gjobitën me nga 500 mijë lekë për shkelje të ligjit zgjedhor mbi financimet, ndërsa Partia Socialiste mori një gjobë prej 100 mijë lekësh.

Gjoba e propozuar për Partinë Demokratike nga Celibashi u refuzua nga KAS, duke mos marrë një vendim përfundimtar për këtë rast.

KQZ dhe Celibashi kërkuan ndëshkimin me masë disiplinore për 41 kandidatë bashkiakë për zgjedhjet e 14 majit 2023, pasi kishin marrë donacione jashtë rregullave.

Shumica e kandidatëve për të cilët u kërkua gjoba, janë kandidatë fitues. Megjithatë masa administrative u pranua vetëm për kryebashkiakun socialist të Lezhës, Pjerin Ndreu.

Vendimet e sotme të KAS:

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën nr. 3, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosjen e sanksioneve administrative, referuar vendimit nr. 186, të KSHZ, datë 8.10.2024 “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023”.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës së Komisionerit dhe vendosi si më poshtë vijon:
I. Vendosjen e sanksionit administrativ me gjobë në vlerën 500 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor për partitë: 
1. “Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian” ;
2. “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”;
3. “Partia Aleanca Liberale e Djathtë”;
4. “Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”;
5. “Partia Aleanca Progresiste LZHK”;
6. “Partia Ardhmërija Shqiptare”;
7. “Partia Bindja Demokratike”;
8. “Partia Fronti i Majtë”;
9. “Partia Fryma e Re Demokratike”;
10. “Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”;
11. “Partia Nisma Thurje”;
12. “Partia Agrare Ambjentaliste”;
13. “Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë”;
14. “Partia Balli Kombëtar”;
15. “Partia Demokracia Sociale”;
16. “Partia Demokratike”;
17. “Partia e Gjelbër”;
18. “Partia Emigracioni Shqiptar”;
19. “Partia Kombëtare Konservatore Albania”;
20. “Partia Kristian Demokrate”;
21. “Partia Republikane Shqiptare”;
22. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”;
23. “Partia Aleanca Arbnore Kombëtare”.

II. Vendosjen e sanksionit administrativ me gjobë në vlerën 2 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor për partitë:

1. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”;
2. “Partia Komuniste e Shqipërisë”;
3. “Partia Uniteti Kombëtar”;
4. “Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”;
5. “Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare”;
6. “Partia Konservatore”;
7. “Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare”;
8. “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”.

III. KAS vendosi kthimin e kërkesës pranë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për hetim të mëtejshëm administrativ për kandidatët për kryetar bashkie: 

1. Bashkia Belsh, propozuar nga Partisë Socialiste, z. Arif Tafani; 
2. Bashkia Fier, propozuar nga Partisë Socialiste, z. Armando Subashi;
3. Bashkia Durrës, propozuar nga Partisë Socialiste, zj. Emirjana Sako;
4. Bashkia Kuçovë, propozuar nga Partisë Socialiste, z. Kreshnik Hajdari; 
5. Bashkia Roskovec, propozuar nga Partisë Socialiste, zj. Majlinda Bufi; 
6. Bashkia Librazhd, propozuar nga Partisë Socialiste, z. Mariglen Disha;
7. Bashkia Mat, propozuar nga Partisë Socialiste, z. Agron Malaj;
8. Bashkia Peqin, propozuar nga Partisë Socialiste, z. Bukurosh Maci; 
9. Bashkia Krujë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Agron Loka; 
10. Bashkia Miridtë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Albert Mëlyshi; 
11. Bashkia Sarandë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Ardit Cikuli; 
12. Bashkia Kamëz, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Arjan Hoxha; 
13. Bashkia Divjakë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Aurel Malko; 
14. Bashkia Shkodër, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Bardh Spahia; 
15. Bashkia Klos, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Bedri Hoxha;
16. Bashkia Kurbin, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Behar Haxhiu; 
17. Bashkia Tropojë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Besnik Dushaj; 
18. Bashkia Bulqizë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Dëfrim Fiku; 
19. Bashkia Gjirokastër, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Dorjan Lani; 
20. Bashkia Përmet, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Edmond Komino; 
21. Bashkia Devoll, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Elvis Hajdërlli; 
22. Bashkia Kolonjë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Et’Hem Lumani; 
23. Bashkia Fier, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Evdar Kodheli; 
24. Bashkia Konispol, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Fatmir Shero; 
25. Bashkia Kavajë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Fisnik Qosja; 
26. Bashkia Gramsh, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Hasim Çekrezi;
27. Bashkia Fushë Arrëz, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Hil Curri; 
28. Bashkia Vlorë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Hysni Sharra;
29. Bashkia Durrës, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Igli Cara; 
30. Bashkia Dibër, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Ismail Uka; 
31. Bashkia Kuçovë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Lefter Maliqi; 
32. Bashkia Elbasan, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Luçiano Boçi; 
33. Bashkia Has, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Miftar Dauti; 
34. Bashkia Lezhë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Pashk Gjoni; 
35. Bashkia Mallakastër, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Resmi Shanaj; 
36. Bashkia Librazhd, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Shefki Cota; 
37. Bashkia Rrogozhinë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Shkëlqim Hoxha; 
38. Bashkia Patos, propozuar nga Partia e Lirisë, zj. Sofije Alushaj; 
39. Bashkia Berat, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Zija Ismaili; 
40. Bashkia Pogradec, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Zini Tollozhina. 

IV. Vendosjen e sanksionit administrativ për kandidatin për kryetar bashkie, Bashkia Lezhë, të Partisë Socialiste, z. Pjerin Ndreu me gjobë në vlerën 720 000 lekë, sipas nenit 173, pika 6 të Kodit Zgjedhor.
V. Vendosjen e sanksionit administrativ gjobë gjobë në vlerën 100 000 lekë, sipas nenit 173, pika 8 të Kodit Zgjedhor për:
1. “Partia Socialiste e Shqipërisë”; 
2. “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”;
3. “Partia Republikane”;
4. “Partia Konservatore”.

VI.  Rrëzimin e kërkesës për marrjen e sanksionit administrativ ndaj:
1. “Partia Aleanca Arbnore Kombëtare”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
2. “Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
3. “Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
4. “Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
5. “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
6. “Partia e Komuniste e Shqipërisë”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
7. “Partia Konservatore”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
8. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
9. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
10. “Partia Uniteti Kombëtar”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
11. “Partia Demokratike”, sipas nenit 173, pika 8 të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, KAS shqyrtoi kërkesën nr. 4, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosjen e sanksioneve administrative, referuar vendimit nr. 187, datë 08.10.2024 “Për shqyrtimin administrativ të denoncimit nr. 2 ID nga Koalicionin Për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), ndaj personave përgjegjës për shkelje administrative, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024″.
KAS deklaroi rrëzimin e kërkesës për shkak të mos marrjes së votave të domosdoshme për tu konsideruar e miratuar.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shance për tu shëruar

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shance për tu shëruar