Kjo është “Kaska ALBTech”, e mençur dhe e krijuar nga tre nxënës të Shkollës së Mesme Profesionale “Hasan D. Gina” në Lushnje, me misionin të rrisë sigurinë në rrugë për përdoruesit e motomjeteve.
Kjo kaskë inteligjente ka aftësinë të identifikojë nëse drejtuesi i motorit ka konsumuar alkool, si dhe të zbulojë nëse ai ndodhet në gjendje përgjumjeje, duke sinjalizuar dhe ngadalësuar automatikisht mjetin për të parandaluar ngjarjet e rrezikshme.
“Nuk lejon motorrin të funksionoj në qoftë se shoferi është nën ndikimin e alkoolit. Në qoftë se ti një pikë alkoolit e ke provuar, sensonri e ndjen direkt. Madje ne kur e kemi testuar, e kemi testuar vetëm me kapakun e shishes së rakisë. Një sensor që e ka këtu për mbylljen e syve që është në qoftë se gjatë përgjumjes. Sensori bën një “bipë” të vogël sa herë që mbyll sytë, por pa zhurmë. Dhe në momentin që ti i mban sytë mbyllur për pak kohë, atëherë ai fillon dhe e bën bip të gjatë derisa fillon të ndalojë motorin’, tha Biorni Bali, nxënës.
Ideja u prezantua në konkursin ‘Transport, Inovacion dhe Siguri’, të organizuar nga Drejtoria e Transportit Rrugor.
“Si fillim idenë e morëm pas lajmit që do krijohej konkursi. Jemi grup, jemi tre veta dhe siç po mendonim dhe diskutonim me njëri-tjetrin çfarë projekti do bënin dhe po mendonin për një projekt që do dilte fitues duke menduar madje dhe duke kërkuar në internet. Atëherë na doli një video që na u dukë interesante’, tha ai.
Idea mori vlerësim maksimal. Në fund të konkursit, shpikja u vlerësua me vendin e parë, si një kontribut që në ardhmen mund të shpëtojë shumë jetë.
Vendi i dytë iu dha “LookUp Parking” i prezantuar nga Xhurian Shaba nga Universiteti Politeknik i Tiranës, ndërsa vendi i tretë shkoi për projektin “Vijat Fosforeshente në Infrastrukturën Shqiptare”, e ideuar nga Adriana Danellari, po ashtu nga UPT.
“Kjo është një iniciativë e DPSHTRR e cila inkurajon për të aplikuar pra brezin e ri, nxënësit dhe studentët për të ardhur dhe kontribuar me ide inovative, kreative, implementimin e teknologjive moderne në kuadër të përmirësimit të transportit rrugor dhe sigurisë rrugore në Shqipëri’, tha Kreshnik Bajraktari, drejtor i DPSHTRR.
Ky është edicioni i dytë i konkursit, ndërsa DPSHTRR premton se do të bëhet traditë efekt.
Komente













Patentoni shpikjen,qe te mos lejoni askend t'jua vjedhe idene e njekohesisht te nxirrni fitime te medha!
Përgjigju