Kastravecët hidhen në kanal, ekspertët: Fermerët po e tregojnë me humbje! Duhet të orientohen nga Ministria e Bujqësisë

Në serat e Lushnjës dhe Beratit po prodhohen me tonelata zarzavate, kryesisht kastravecë që përfundojnë në kanal, pasi fermerët nuk arrijnë ta shesin prodhimin.

I ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, eksperti i bujqësisë, Ilir Pilku, u shpreh se duhet një orientim i fermerëve për mbjelljen e kulturave bujqësore.

‘Ky vit ka filluar me një situatë të disfavorshme për fermerët si më prodhimin e kastravecëve. Kemi import të domates nga Greqi dhe Turqia. Me kastravecin vazhdon një problematikë me lëvizjen e tregjeve. Kjo ka ndikuar në çmim, kostoja e prodhimit të një kg kastravec është 45 lekë.

Çmimi që sot fermerët po e tregtojnë është me humbje. E lidh çështjen, jo vetëm me politikat e kontrollit të tregjeve që kërkojnë fermerët. Nëse sot po merret kastraveci me 40 lekë sot Polonia po importon me 20 lekë. Pra ka një lëvizje me efekte negative. Prandaj duhet kërkimi i tregjeve, orientimi i fermerëve dhe këtë duhet ta bëjë Ministria e Bujqësisë. Ne nuk kemi një strukturë të kontrollit të çmimeve të tregjeve. Nuk kemi një sistem të çmimeve. Fermerët do të kultivojnë atë që dinë të bëjnë më mirë. Vazhdojnë ë të jetë ky problem dhe po thellohet më shumë.'- tha Pilku.

Ndërsa eksperti i ekonomisë Zef Preçi thotë feremrët nuk duhet të presin vetëm nga qeveria, pasi shteti ka rol rregullator. Sipas ekspertit duhet të sigurohet shitja në avancë,

'Qeveria duhet të kontrollojë që nga fara e deri te ceritifikata e origjinës, Ministria e Bujqësisë duhet të zhvillojë bursën për produktet bujqësore. Kontroll më i rreptë në pikat e grumbullimit dhe mundësi që shtetit  të ndërhyjë. Të ketë kapacitet depozituese. Respektimi i qarkullimit bujqësor, kulturimi profesional i fermerëve dhe nxitja e koorporimit të tyre çon në uljen kostos dhe rritjen e cilësisë si dhe rrit konkurrencën në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Nuk duhet pritur që zgjidhja të vijë nga vetë qeveria. Duhet përdorim racional i tokës bujqësore.

Duhet të mësohemi më standardet bazë që ofron kapitalizmi. Jo thjeshte subvencionimi, shteti ka rol rregullator. Unë nuk kuptoj pse fermerët tonë nuk kontaktojnë një vit para prodhimin dhe të fiksoj çmimin një vit para në mënyrë që të mbrohet nga marrëveshjet okulte. Të sigurohet shitja në avancë dhe na mbyt prodhimi i huaj. Shteti të garantojë cilësinë për kosnumatorin.’- tha Preçi.


Lajmi kryesor:

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?