Kastriot Islami: Marrja e statusit
është e vonuar, “peng” i politikës

Kastriot Islami: Marrja e statusit<br />është e vonuar, “peng” i politikës
TIRANE- Në një kohë kur vendi ynë ka hyrë në një muaj të rëndësishëm sa i takon pritjes së vendimit të KE për dhënien apo jo të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, nuk mungojnë vlerësimet lidhur me ecurinë e reformave në vend. Deputeti Demokrat Kastriot Islami i ftuar në studion e “A1 Report” në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, thekson rëndësinë e lobimit në vendet skeptike, ndërsa shton se qeveria duhet të bëjë përpjekjet e duhura.

Islami tha se marrja e statusit kandidat në BE është e vonuar, pasi duhet ta kishte marrë 3 vite më parë’, por sipas tij këtë e ka penguar “situata politike”.

Deputeti Islami ka komentuar edhe efektet e zgjedhjeve europiane për Parlamentin Europian, në vendimin për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.
 
Cili është qëndrimi juaj lidhur me vendimin e KE për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë në BE?
Pesë vende anëtare në dhjetor nuk ia dhanë statusin Shqipërisë. Këtë herë do të shohim se si do të vendoset. U dhanë dy arsye për refuzimin e statusit kandidat, që kishin të bënin me euroskeptikët në Europë dhe se Shqipëria ishte një vend më shumicë myslimane. Por nuk ishin këto arsyet e veta, por arritjet e qeverisë. Pothuajse edhe tani është e njëjta situatë si në dhjetor sa i takon arritjeve apo situatave. Do shpresoja që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat, pasi do kishte kushte më të forta për demokracinë në vend. do ishte mirë që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat, dhe kushtëzimi më i fortë ndaj politikës, do bënte që vendi ynë të arrite më shpejt standardet e duhura. PE nuk ka reaguar asnjëherë negativisht ndaj vendimeve për Shqipërinë, por na ka mbështetur. Edhe për raportin që pritet të dalë nga KE, pritet të jepet vlerësimi për reformat e deritanishme në Shqipëri. PE ka votuar gjithmonë me konsensus. Ky raport do shkojë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE, aty ku u refuzua herën e fundit.
 
Jemi në pritje të raportit, ndërsa kryeministri Rama dhe disa ministra kanë intensifikuar takimet me drejtues të vendeve evropiane, që të mos na votojnë kundër statusit të vendit kandidat. Si i shihni këto përpjekje për të bindur skeptikët?
Opozita gjatë gjithë kohës ka kërkuar të bëhet intensifikim i veprimeve të qeverisë, parlamentit dhe opozitës, për t’i shprehur vendeve anëtare nevojën që ka Shqipëria për të marrë statusin e vendit kandidat. Takime ka zhvilluar edhe kreu i PD Lulzim Basha në këtë çështje. Vajtja në këto vende për lobim është i rëndësishëm. Vendet tona fqinje Italia dhe Greqia tashmë janë të angazhuara për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
 
Ju keni kritikuar disa deklarata të kryeministrit sa i përket arsyeve pse Shqipërisë në dhjetor iu mohua statusi?
Kur Shqipërisë nuk iu dha statusi në dhjetor kryeministri dha dy arsyet, të euroskeptikëve dhe perceptimit nga disa vende se Shqipëria është vend islamik. Këto dy arsye u hodhën poshtë, dhe arsyeja e vërtetë është se Shqipëria nuk kishte bërë përpjekjet e duhura, dhe nuk kishte arritje për të marrë statusin. Gjatë vizitës që bëri në Holandë për sesionin e qershorit besoj se qasja që ngriti kryeministri nuk ishte në linjën e duhur.

Si shpjegohet që një parti euroskeptike del parti e parë në Francë, në një vend ku ka lindur ideja e Europës së Bashkuar?
Është një tërmet politik kjo që ka ndodhur në Francë. Është hera e parë që ekstremi i djathtë arrin këtë rezultat në Francë. Nga pikëpamja e votave nuk ka rritje të madhe, por rreth 57% e votuesve kanë abstenuar të votojnë. Mospjesëmarrja në zgjedhje ka ardhur për shkak të dështimit të qeverisjes së Hollande dhe qeverisjes së majtë. Shumë nga parashikimet spekulative mendojnë se do ketë një raund të dytë. Megjithatë duhet pritur. Këto lidhen me një qeverisje jo të suksesshme të Hollande. Duhet parë mundësia për të adresuar situatën.

Si paraqitet situata në vend sa i takon standardeve?
Shqipëria e kishte GDP për frymë 20-25 %, duhet të bëhesh anëtar me peshë të njëjtë dhe duhet të arrijë 75 %. Po të kesh një ritëm rritje 5-6% në vit, ky raport rritet me 1 %, pra Shqipërisë i duheshin gati 50 vjet për arritur këtë nivel. Nëse ndiqen politikat e duhura, padyshim që ritmi mund të rritet. Sa i takon faktorit fetar besoj se është i fundit sa i takon anëtarësimit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren