Kupa e Botës zhvilloi sot katër nga ndeshjet e fundit të grupeve. Në grupet C dhe D janë mbyllur llogaritë me tre ndeshje, teksa kanë kaluar katër skuadra në fazën e 1/8 duke plotësuar edhe një panoramë të saktë. Në grupin C kaluan Argjentina dhe Meksika, teksa nga grupi D kaluan Franca dhe Australia.

Deri në këto çaste janë mësuar katër çifte për në fazën me eleminim direkt. Holanda do luajë kundër SHBA-së, Argjentina luan kundër Australisë duke qenë me fat, Anglia përballet me Senegalin dhe Franca luan kundër Polonisë.

Çiftet 1/8:

Holandë - SHBA

Argjentinë - Australi

Angli - Senegal

Francë - Poloni