Botërori i Katarit është në fazën e fundit, teksa kanë mbetur për t'u luajtur katër ndeshje. Dy gjysmëfinalet, ndeshja për vendet 3 dhe 4 si edhe finalja do zhvillohen me një top të ri. Al Rihla do zëvendësohet me Al Him, që e përkthyer do të thotë "ëndërr". Topi i ri që do luajnë futbollistët përbëhet nga material me bazë ujor dhe ngjitës.
"Të gjithë përbërësit e tij janë analizuar tërësisht. Al Hilm është topi i parë për gjysmëfinalet dhe finalen e Kupës së Botës, i bërë ekskluzivisht me bojëra me bazë uji dhe ngjitës. Topi përmban përparimet më të fundit në dizajn dhe të njëjtën teknologji të lidhur me Adidas që përmbante edhe Al Rihla dhe që i ka ndihmuar shumë gjyqtarët të marrin vendime më shpejt dhe më saktë gjatë këtij Botërori", thotë FIFA në njoftim.