FT/ Kamerun 1 - 0 Brazil (Abuobakar 90+1')
Kameruni fitoi 1-0 me Brazilin në grupin G të Kupës së Botës, duke bërë surprizën e këtij eventi. Edhe pse Brazili ishte i kualifikuar dhe trajneri Tite hodhi në fushë ekipin e dytë, Kameruni tregoi nivel të lartë loje duke u larguar me kokën lart nga eventi i Katarit. Goli për Kamerunin u shënua nga Aboubakar në minutën e 90+1. Pas goli sulmuesi u ndëshkua edhe me kartonin e kuq.
Pas tre ndeshjeve në grupin G, Brazili kualifikohet si i pari në grup dhe luan në 1/8 me Korenë e Jugut, ndërsa po me gjashtë pikë Zvicra kalon si vendi i dytë dhe përballet me Portugalinë. Kameruni me katër pikë në vendin e tretë i jep lamtumirën eventit, teksa Serbia me një pikë largohet e turpëruar nga ky event.
VIDEO:
Renditja:
Komente










