KATAR 2022/ Di Maria e quajti trajnerin më të keq, van Gaal: Edhe Depay ka qenë te United, tani puthemi në buzë (VIDEO)

KATAR 2022/ Di Maria e quajti trajnerin më të keq, van Gaal: Edhe Depay ka qenë te United, tani puthemi në buzë (VIDEO)

Louis van Gaal dhe Depay

Holanda dhe Argjentina luajnë nesër në 20:00 për fazën çerekfinale të Kupës së Botës. Përpara mediave doli trajneri i "Tulipanëve", Louis van Gaal. Trajneri që njihet për karakterin e vështirë s'i ka kursyer ironitë me Di Maria-n, me sulmuesin e Argjentinës që e cilësoi trajnerin më të dobët që ka punuar. "Puthemi në buzë me Depay", këtë tha van Gaal pasi tregoi vlerësimin e tij për Messin.

"Messi është futbollisti më i rrezikshëm në botë, ai është i aftë të krijojë shumë mundësi vetë dhe është gjithashtu një golashënues brilant. Kur Argjentina humbet topin, ai nuk bën shumë. Nuk ndihmon në mbrojtje dhe kështu në mbrojtje ka më pak lojtarë në fushë. Ky është shansi ynë", tha fillimisht trajneri.

Me pas, i pyetur se Di Maria e ka quajtur si trajnerin më të keq që e ka drejtuar (Manchester United), van Gaal nuk i ka kursyer batutat.

"Edhe Depay që kam këtu ka qenë te Manchester United, kemi pasur përplasjet tona pot tani puthemi në buzë. Sa herë e kemi bërë ?", tha van Gaal. Kaq mjaftoi që gazetarët dhe vetë Depay të shkriheshin gazit, me sulmuesin e Holandës që u kujdes të sqaronte se diçka e tillë nuk ishte e vërtetë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore