Serbia u eleminua nga Kupa e Botës pas humbjes 2-3 nga Zvicra në grupin G. Duket se serbët vijojnë të pësojnë disfata të tjera edhe sa u takon simboleve kombëtare. Në disa pamje që janë publikuar nga mediet, një tifoz kroat urinon mbi një flamur me ngjyrat serbe.
Kroacia fitoi dje me penallti kundër Japonisë duke fituar të drejtën për në fazën çerekfinale të Botërorit, teksa tifozët e kanë tepruar me festën duke përdhosur edhe flamurin serb. Edhe në Katar nuk harrohen konfliktet e së shkuarës, duke treguar edhe njëherë ndasitë në Ballkan. Kujtojmë se më parë në dhomat e zhveshjes serbët varën një banderolë me hartën e Kosovës me ngjyrat serbe, teksa Federata e Kosovës në Futboll u ankua në FIFA.
Terrorizmi serb duhet ndaluar medeomos!
PërgjigjuOrdinera ka gjithandej por jane ekstremistat ata qe nxisin dhunen dhe nuk duan qe popujt ta harrojne te kaliaren e hidhur dhe te jetojne ne paqe . Me vjen keq qe ka politikane te vendit tone qe mbeshtesin ata futbollistat e Zvicres pervprovokimet qe ju bene Serbeve dhe mediat qe na i pershkruajne si heronj
Përgjigju