Argjentina është finalistja e parë e Kupës së Botës. Messi me shokë presin rivalin e së dielës që do të dalë nga gjysmëfinalja Francë-Marok.

Në emisionin “E vëmë me bast” në Report Tv u parashikua emri i finalistit dhe u bë një analizë profesione e arritjes së Argjentinës në finale. “ E vëmë me bast” parashikon kalimin e Francës në finale. Specialisti i futbollit Andrea Marko dhe moderatori Andi Kapxhiu janë të bindur se kampionët e Botës në fuqi e “kapin” sërish finale.

Edhe publiku në pjesën më dërrmuese “voton” për Francën në finale. Nga 7 telefonata të mbërritura në studio 5 prej tyre thonë se Franca e “shkatërron” Marokun.

Parashikimet për gjysmëfinalen Francë-Marok