KATAR 2022/ Territorin e Kosovës e ngjyrosën me simbolet serbe, FIFA hap proces disiplinor kundër Serbisë

KATAR 2022/ Territorin e Kosovës e ngjyrosën me simbolet serbe, FIFA hap proces disiplinor kundër Serbisë

Harta e Kosovës në dhomat e zhveshjes së Serbisë

FIFA ka vendosur të hapë një hetim disiplinor kundër Serbisë. Në kampionatin Botëror të Katarit, kombëtarja ballkanase shfaqi flamurin e Kosovës me ngjyrat serbe në dhomat e zhveshjes para duelit me Brazilin.

Në lidhje me këtë gjest të shëmtuar të serbëve që e quanin Kosovën pjesë të tyre, FIFA vendosi nën hetim kombëtaren ballkanase edhe pas ankesës së Federatës së Fubollit në Kosovë.

FIFA citoi një pjesë të kodit të saj disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme, duke përfshirë "gjestet, shenjat ose gjuhën fyese" dhe "përdorimin e një ngjarjeje sportive për demonstrime të një natyre josportive".

Organi drejtues i futbollit nuk dha një afat kohor për një vendim, megjithëse Serbia do të luajë të hënën kundër Kamerunit. Kosova u anëtarësua në FIFA dhe UEFA në vitin 2016, teksa trupa evropiane e futbollit është siguruar për arsye sigurie që kombëtaret e Dardanëve dhe  të mos luajnë me Serbinë apo Bosnje-Hercegovinën në grupet kualifikuese për Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro