KATAR 2022/ Francë - Marok me rrezikshmëri të lartë, mobilizohen 10 mijë policë

KATAR 2022/ Francë - Marok me rrezikshmëri të lartë, mobilizohen 10 mijë policë

Festa e tifozëve

Franca dhe Maroku luajnë nesër në gjysmëfinalen e Kupës së Botës "Katar 2022". Në 20:00 në Al Khor skuadrat do kërkojnë biletën e mbetur për t'u përballur në finale me Argjentinën. Dueli shihet me rrezikshmëri të lartë në Francë, teksa në Paris dhe qytetet e tjera franceze janë mobilizuar afro 10 mijë policë.

Përpara, gjatë dhe pas ndeshjes do ketë përforcime të shtuara për sigurinë e tifozëve, me autoritetet që kanë frikë nga trazirat. Gjithçka lidhet me rezultatin e ndeshjes teksa frika është për konflikte mes tifozerive.

Fitoret e fundit të Marokut kanë bërë që tifozët e këtij vendi në shumë shtete ku banojnë të festojë edhe me trazira, teksa së fundmi "dogjën" Brukselin pas fitores me Belgjikën.

5 mijë policë do jenë në Paris teksa pjesa tjetër në qytet e tjera franceze ku është organizuar të ndiqet ndeshja në sheshe publike. Lajmi për këtë mobilizim masiv të policisë është konfirmuar nga ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Darmian.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen