Finalja e Botërorit mes Argjentinës dhe Francës që zhvillohet sot në 16:00 ka bërë që shumë të parashikojnë rezultatin e kryendeshjes së "Katar 2022". Në kopshtin zoologjik të Bankokut, kryeqytetit të Tajlandës, dy lundërza kanë zgjedhur Argjentinën si fituese të eventit.

Punonjësit e kopshtit zoologjik kishin vendosur dy shishe me ushqim, teksa në to ishin edhe flamujt e shteteve përkatëse, me lundërzat që zgjodhën të konsumonin nga ushqimi me flamurin e Argjentinës.

Parashikimi ka bërë që vizitorët dhe punonjësit e kopshtit zoologjik të pushtoheshin nga emocione dhe të qeshura.