KATAR 2022/ Kaos me biletat për finalen e Botërorit, 8 mijë tifozë të Argjentinës udhëtojnë në Doha pa e pasur një të tillë

KATAR 2022/ Kaos me biletat për finalen e Botërorit, 8 mijë tifozë të Argjentinës udhëtojnë në Doha pa e pasur një të tillë

Tifozët e Argjentinës

Kaos me biletat para finales së Botërorit. Nesër në 16:00 në "Lusail Stadium" në Katar, Argjentina dhe Franca do diskutojnë mes tyre fatet e trofeut më të rëndësishëm për kombe. Mediat në Amerikën Latine bëjnë me dije se afro 50 mijë tifozë do jenë në stadium si mbështetës të Argjentinës, me "Albiceleste" që kanë zgjuar interes të jashtëzakonshëm. Mes tifozëve që kanë udhëtuar drejt Dohas janë edhe 8 mijë që nuk e kanë pasur një biletë.

Me çmimet që në tregun e zi variojnë në mbi 3 mijë euro, shumë tifozë do duhet të paguajnë një shifër "të kripur" për të qenë në stadium. FIFA i shet biletat nëpërmjet faqes së saj online, me çmimet zyrtare që variojnë nga 300-1200 euro sipas kategorive në stadium.

Tifozët e Argjentinës që nuk e kanë një biletë protestuan në Doha para hotelit "Jassim", aty ku qëndrojnë përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Argjentinës për t'i kërkuar zgjidhje dhe një biletë për në finale. "Lusail Stadium" ka një kapacitet prej 88 mijë vendesh dhe tifozët nga Amerika Latine do jenë dominantë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata

Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata