KATAR 2022/ Mbyllën gojën në shenjë proteste, FIFA merr vendimin për kombëtaren gjermane

KATAR 2022/ Mbyllën gojën në shenjë proteste, FIFA merr vendimin për kombëtaren gjermane

Kombëtarja gjermane

Gjermania humbi dje 2-1 me Japoninë në Kupën e Botës. Përpara ndeshjes në Katar, kombëtarja gjermane pozoi me gojën e mbyllur si shenjë proteste për mungesën e të drejtave të njeriut në vendin organizator. Vendimi i FIFA që kapitenët mos mbajnë shiritin me ngjyra të komunitetit LGBT, ka sjellë këtë vendim. FIFA ka vendosur që mos penalizojë kombëtaren gjermane për protestën.

"Nuk kishte të bënte me marrjen e një pozicioni politik. Të drejtat e njeriut nuk janë të negociueshme. Ky duhet të jetë rregull, por ende nuk është. Kjo është pikërisht arsyeja pse mesazhi i përcjellë është kaq i rëndësishëm për ne. Të ndalosh shiritin tonë është si të na ndalosh të flasim. Ne i qëndrojmë ende qëndrimit tonë. Ne donim të përdornim shiritin e kapitenit për të promovuar vlerat ekzistuese në Gjermani: diversitetin dhe respektin reciprok. Ne donim të thoshim  zërin tonë, së bashku me kombet e tjera”, shkruan federata gjermane.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet