Kupa e Botës Katar 2022 ka zhvilluar ndeshjet e raundit të 1/8 duke mësuar katër çiftet që do garojnë në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit për kombe.

Në datën 9 dhjetor luhen dy takime. Në 16:00 luhet Kroaci - Brazil dhe në 20:00 Holandë - Argjentinë. Fituesit do përballen me njëri - tjetrin.

Në datën 10 dhjetor zhvillohen dy duelet e tjera. Në 16:00 Maroku përballet me Portugalinë, ndërsa në 20:00 luhet Francë - Angli. Edhe këtu fituesit përballen me njëri-tjetrin në gjysmëfinale.

Faza çerekfinale:

9 dhjetor/ Kroaci - Brazil 16:00

9 dhjetor/ Holandë - Argjentinë 20:00

10 dhjetor/ Marok - Portugali 16:00

10 dhjetor/ Angli - Francë 20:00