Kupa e Botës "Katar 2022" ka mësuar tre çiftet çerekfinaliste, teksa nesër do mësohet edhe përballja e fundit për të kompletuar këtë fazë. Nesër luhen Marok - Spanjë dhe Portugali - Zvicër, për të kompletuar fazën çerekfinale.
Deri tani janë mësuar tre çiftet e para. Në 9 dhjetor luhen Holandë - Argjentinë dhe Kroaci - Brazil. Në datën 10 dhjetor luhet sfida Angli - Francë dhe çifti që do dalë nga përballjet e fundit nesër.
Në bazë të skemës së FIFA, fituesi i Holandë - Argjentinë do përballet me atë të Kroaci - Brazil, ndërsa fituesi i Angli - Francë me fituesin e çiftit që do dalë nesër.
Faza çerekfinale: