Anglia dhe Franca luajnë nesër në 20:00 për çerekfinalet e Kupës së Botës. Dy skuadrat kërkojnë një biletë për në fazën tjetër, me ndeshjen që shihet si një finale e parakohshme. Përpara ndeshjes foli trajneri i "Tre Luanëve", Gareth Southgate. Tekniku i kujtoi kundërshtarëve sulmuesit që ai ka në ekip, duke dashur të trembë "Gjelat".
"Nuk ka kuptim të hyjmë në një lojë si kjo dhe të mendojmë për t’u mbrojtur. Ne besojmë se mund të shkaktojmë probleme me lojën tonë dhe synojmë ta bëjmë këtë duke sulmuar Francën. Katër vjet më parë, nëse do të kishim luajtur me Francën, mund të kishim folur se mund të bënim një lojë të mirë, por sinqerisht nuk kishim asnjë paraqitje të lënë pas dore. Përvoja të ndeshjeve shkëlqyera që mund të na jepnin vërtet besimin se mund të fitonim. Tani kemi pasur shumë ndeshje pozitive dhe e dimë që në këtë fazë ndeshjet do të jenë shumë të balancuara", tha Southgate.