FT/ Argjentinë 3 - 3 Francë (Messi 23' (p), 109', Di Maria 36' / Mbappe 80'(p), 82', 118') (4-2 pas penalltive)
Argjentina është kampionia e re e Botës. Skuadra e Lionel Scalonit fitoi pas penalltive me Francën në finalen e "Lusail Stadium" për Katar 2022. Pas 120 minutave lojë sfida u mbyll mes emocionesh 3-3, ndërsa nga penalltitë Argjentina u tregua më e saktë (4-2). Kështu Argjentina merr trofeun e tretë të Botërorit, teksa dy të parët i ka siguruar në vitet 1978 dhe 1986. Pas 36 vitesh pritje Lionel Messi me shokë i dhurojnë kombit të tyre trofeun më të rëndësishëm, duke bërë që kapiteni i skuadrës dhe gjithë lojtarët të shënojnë emrin me gërma të arta në histori. Në karrierën e Messit trofeu i Kupës së Botës ishte i vetmi që mungonte, duke bërë që "Pleshti" të realizojë ëndrrën e tij dhe të një kombi të tërë.
90 minutat e sfidës ishin emocionuese teksa rezultati në fundin e tyre ishte 2-2. Messi në minutën e 23 nga penalltia dhe Di Maria në të 36 minutë dërguan Argjentinën në avantazhin e dyfishtë, me Francën që barazoi me Mbappe në minutët 80 nga penalltia dhe 82, për t'i bërë minutat e mbetura dramatike. Edhe në shtesën prej 30 minutash skuadrat shënuan nga një gol, me Messin që në fillim (109) shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për "Albicelesten". Në minutën e 118 Mbappe nga penalltia shënoi sërish për tripletën dhe rezultatin final 3-3. Nga penalltitë Argjentina u tregua më e saktë duke fituar 4-2, me trofeun që shkon në Amerikën Latine. Franca deri para kësaj ndeshje ishte kampione bote në fuqi, duke humbur kështu vendin dhe duke i lënë kurorën Messit dhe Argjentinës. Penalltitë për Francën u humbën nga Coman dhe Tchouameni, teksa shënuan Mbappe dhe Kolo Muani. Për Argjentinën shënuan Messi, Dybala, Paredes dhe Montiel.
Gjatë këtij Botërori Kylian Mbappe shënoi tetë gola duke merituar "Këpucën e Artë", për të lënë në vendin e dytë me shtatë gola Messin.
Për këtë Botëror janë ndarë edhe çmimet:
Topi i Artë – Lionel Messi (Argjentina) merr trofeun e lojtarit më të mirë të Botërorit
Këpuca e Artë – Kylian Mbappe (Franca) me 8 gola shpallet golashënuesi më i mirë i Botërorit.
Dorëza e Artë - Emiliano Martinez (Argjentina) shpallet portieri më i mirë.
Lojtari më i mirë i ri – Ky çmim jepet që nga viti 2006 dhe i dedikohet lojtarit më të mirë të turneut nën 21 vjeç. Këtë edicion Enzo Fernendez i Argjetinës merr këtë tofe.
Argjentina fitoi Kupën e Botës dhe protagonist absolut ishte kapiteni Leo Messi. Pas ndeshjes sulmuesi tregoi se do vijojë të jetë pjesë e Argjentinës duke mos e pasur ndërmend tërheqjen.
“Jo, nuk do të tërhiqem nga kombëtarja. Dua të vazhdoj të luaj si kampion i Kupës së Botës me fanellën e Argjentinës”, tha Messi.
Portieri i Argjentinës Emiliano Martinez i cili arriti të fitojë jo vetëm kupën e Botës me kombëtaren e tij por edhe trofeun “doreza e artë” si portieri më i mirë ka bërë një gjest të shëmtuar, duke ngjallur polemika.
Pas marrjes së trofeut “dorëza e artë”, Martinez e ka vendosur atë në një vend të papërshtatshëm.
Emmanuel Macron është tifozi kryesor i kombëtares franceze.
Presidenti i Republikës franceze ka ndjekur finalen e Kupës së Botës nga tribunat e stadiumit Lusail
Presidenti kaloi kohë me lojtarë të lënduar të kombëtares franceze dhe legjenda të futbollit:
Miliona tifozë të Argjentinës e kanë ndjekur suksesin e kombëtares së tyre në Botëror nga sheshet e qyteteve. Nga Buenos Aires vijnë pamje fantastike, me tifozët që pas penalltisë së fundit të shënuar shpërthejnë në festë. Pamje të mrekullueshme nga tifozët.
Një nga tifozët e Argjentinës nuk është mjaftuar thjesht duke lotuar pas suksesit në Botëror. Në "Lusail Stadium" tifozi është shtrirë në shkallët e stadiumit dukshëm i emocionuar.
Lionel Messi ka ngritur në qiell trofeun e Kupës së Botës. Kapiteni i Argjentinës e ka dërguar trofeun te bashkëlojtarët i veshur si sheik. Spektakël dhe fishekzjarre në Katar.
Për këtë Botëror janë ndarë edhe çmimet:
Topi i Artë – Lionel Messi (Argjentina) merr trofeun e lojtarit më të mirë të Botërorit
Këpuca e Artë – Kylian Mbappe (Franca) me 8 gola shpallet golashënuesi më i mirë i Botërorit.
Dorëza e Artë - Emiliano Martinez (Argjentina) shpallet portieri më i mirë.
Lojtari më i mirë i ri – Ky çmim jepet që nga viti 2006 dhe i dedikohet lojtarit më të mirë të turneut nën 21 vjeç. Këtë edicion Enzo Fernendez i Argjetinës merr këtë tofe.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Argjentinën për fitoren ndaj Francës në këtë finale elektrizuese.
“Një Finale e paharrueshme, që na dhuroi gjithçka të bukur dhe magjike që ka futbolli!
Urime Leo Messit dhe Kampionëve të Botës për kurorëzimin e merituar pas dy dekadash plot dedikim, sakrifica dhe spektakli emocionues të jashtëzakonshëm.”- shkroi Meta.
Fitorja e Botërorit nga Argjentina solli urimin e kryeministrit Rama i cili shprehet se “pengu” i Messit për trofeun e munguar me Argjentinën erdhi me 'ndihmën' e Maradonës. Duke e cilësuar si ‘kupë e çmendur’, kreu i qeverisë u shpreh se Messi fitoi falë bekimit të mbretit të futbollit.
“Këtë kupë të “çmendur” bote mbreti i futbollit në tokë mundi ta fitonte vetëm me ndihmën e mbretit lart në qiell”- shkroi Rama.
Fotoja e publikuar nga kryeministri
Kylian Mbappe është shpallur golashënuesi më i mirë në Botërorin e Katarit me 8 gola, duke lënë pas Messin me 7 gola.
118' / Argjentinë 3-3 Francë. Kylian Mbappe barazon ndeshjen në 3-3 nga pika e bardhë e penalltisë. Një prekje me dorë në zonë bëri që arbitri për të tretën herë të akordonte 11-metërsh, me Mabppe që barazon 3-3.
109' / Argjentinë 3-2 Francë. Lionel Messi në minutën e 109 kalon sërish "Albiceleste" në avantazh. Një aksion i bukur që në fillim u mendua për pozicion jashtë loje ka bërë që Argjentina të jetë më pranë trofeut me golin e tretë.
Pas golit të barazimit të Mbappe, trajneri francez Deschamps vuri gishtin në gojë duke urdhëruar heshtje nga kampi i Argjentinës. "Duhet ta qepni gojën", thotë francezi.
82' / Argjentinë 2-2 Francë. Dy gola në dy minuta nga Mbappe. Në minutat 80 dhe 82 sulmuesi gjen golat, në fillim nga penalltia dhe me pas me një aksion fantastik. Brazohet finalja tetë minuta nga fundi.
Lionel Messi shënoi golin e parë për Argjentinën në finalen e "Katar 2022" kundër Francës. Kapiteni i "Albiceleste" shkon në kuotën e 12 golave (6 këtë edicion) të shënuar në Botërore, duke barazuar legjendën Pele. Ish-sulmuesi i Brazilit ka shënuar 12 gola në Kupat e Botës në 14 ndeshje, teksa Messi këtë kuotë e arrin me 26 ndeshje.
36' / Argjentinë 2-0 Francë. Di Maria dyfishon për Argjentinën në minutën e 36. Një asist i Mac Allister bën që "Albiceleste" të dyfishojë. Përlotet Di Maria pas golit. Deschamps ndërhyn te Franca duke larguar Giroud dhe Dembele për të futur në fushë Thuram dhe Kolo Muani.
23' / Argjentinë 1-0 Francë. Lionel Messi shënon në finalen e Botërorit dhe kalon "Albicelesten" në avantazh. Dembele gabon me ndërhyrjen kundër Di Maria, me Marciniak që akordon 11 metërsh. "Pleshti" nuk gabon nga 11 metra.
Zlatan Ibrahimovic dhe Paul Pogba janë të pranishëm në finalen e Kupës së Botës në "Lusail Stadium". Mesfushori i Juventus ishte i dëmtuar dhe Deschamps nuk e grumbulloi për në Katar 2022. Në tribunat e stadiumit edhe Ibrahimovic, që është takuar me presidentin e Francës, Macron.
Flamuri shqiptar dhe ai i Kosovës nuk mund të mungonin në stadiumin e Lusail, aty ku në 16:00 do zhvillohet finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës. Tifozët shqiptarë janë prezent në stadium, duke treguar edhe simbolet kombëtare.
Në 16:00 Argjentina dhe Franca luajnë finalen e Kupës së Botës në "Lusail Stadium". Një orë përpara startit të takimit në stadium është zhvilluar ceremonia e hapjes së finales së Botërorit. Davido dhe Aisha performuan këngën "Better Togerther", teksa Ozuna dhe Gims kënduan "Arhbo". Nora Fatahi, Balqees, Mamal dhe Rahma Riad performuan "Light the Sky".
Në Napoli finalja e Botërorit mes Argjentinës dhe Francës po përjetohet njësoj sikur të ishte Italia. Video e fundit që vjen nga shteti fqinj tregon se me qindra tifozë janë mbledhur në ‘Piazza Dante’, duke kënduar dhe kërcyer në mbështetje të Argjentinës. E gjitha për shkak se Maradona, futbollisti që ka nderuar Argjentinën në Botëror, periudhën më të sukseshme me klube e ka patur te Napoli.
Messi arrin në 26 ndeshje/ Lionel Messi do të bëhet lojtari me më shumë paraqitje në Kupën e Botës, në total 26, duke kaluar gjermanin Lothar Matheus (25). Argjentinasi ka tre paraqitje në 2006, pesë në 2010, shtatë në 2014, katër në 2018 dhe gjashtë në edicionin aktual.
Benfica/ Lojtarët e klubeve portugeze nuk janë kurorëzuar kurrë kampionë bote. Nëse Argjentina mund Francën, Otamendi dhe Enzo Fernández, të dy nga Benfica, do të jenë të parët që mund të thonë se po luanin në Portugali kur festuan titullin.
Iker Casillas, ish-portieri i Real Madridit dhe Spanjës do të dorëzojë kupën në fushën e "Lusail Stadium" sot në finalen mes Argjentinës dhe Francës. Kjo nuk është hera e parë që një nder i tillë i besohet ish-portierit historik të madrilenëve, pasi katër vite më parë, në Botërorin 2018 në Rusi, ishte ai që prezantoi kupën në fushën e stadiumit Luzhniki në ceremoninë para ndeshjes hapëse ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite.
Messin e futen ne histori,per ta ber futbollistin me te komplentuar,ashtu siç i dhane 7topa te art pa i merituar te gjitha. Dhe opinioni i njerzimit eshte qesharak,kur e thone se eshte me i miri i historise se futbollit
PërgjigjuNje fitore trimfuese e emigranteve europiane te Argjentines ndaj atyre afrikane te Frances.
PërgjigjuShiko Shqipërinë ta kuptosh kush ishte tersi i Francës.
PërgjigjuSikur te festonim per kombetaren tone ne vend te ketyre ekipeve do ishim popull pak me i lumtur
PërgjigjuVemja e bashkise.
Përgjigju