KATAR 2022/ Livakovic hero te ballkanasit, Kroacia kalon pas 120 minutave lojë dhe penalltive Japoninë! 'Dalmatët' luajnë në çerekfinale me Brazilin (VIDEO)

FT/ Japoni 1 - 1 Kroaci (Maeda 43' / Perisic 56')

Kroacia kalon në çerekfinale pas gjuajtjes së penalltive (1-3).

Kroacia kalon Japoninë dhe merr të drejtën për të luajtur në çerekfinalet e Kupës së Botës kundër Brazilit. Ballkanasit ishin me fat nga penalltitë, me portierin Livakovic që priti tre nga gjuajtjet e aziatikëve. Pas lojë së rregullt dhe 30 minutave shtesë në 1/8 e Kupës së Botës, ndeshja u mbyll në barazim 1-1. Skuadrat iu drejtuan "ruletës ruse", me Kroacinë që fitoi 1-3 nga penalltitë. Gardiani kroat, Livakovic ishte heroi i vërtetë i takimit, duke ndalur tre nga 11 metërshat e japonezëve. Minamino, Mitoma dhe Yoshida gabuan për aziatikët, teksa shënoi Asano. Te Kroacia shënuan Vlasic, Brozovic dhe Pasalic, teksa gaboi Livaja.

Ndeshja nisi në mesin e fushës, me skuadrat që kërkonin mos pësonin gol. Rasti më i mirë për Japoninë u shënua në minutën e 43, teksa pas një rrëmuje në zonë Maeda përfitoi dhe shënoi për aziatikët. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, teksa në të dytën dhe konkretisht në minutën e 56 Perisic barazoi me kokë për "Dalmatët". Pas 90 minutave loje të rregullt dhe 30 minutave shtesë, skuadrat u ndanë në paqe 1-1. Nga pika e bardhë e penalltive më të saktë u treguan kroatët, që i falen edhe pritjeve të Livakovic. Kroacia pret Brazilin në çerekfinale, me 'Selecaon' që nga ana e tyre fituan 4-1 me Korenë e Jugut.

VIDEO:

Rezultati i penalltive

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
Ivan Perisic për rekord, ka shënuar më shumë se gjithë lojtarët e Kroacisë në Kupën e Botës

Sulmuesi anësor i Kroacisë, Ivan Perisic ka shënuar 6 gola në Kupat e Botës. Ai bëhet lojtari i parë kroat që shënon në tre Kupa Bote, pasi më herët ka shënuar në 2014 dhe 2018. Gjithashtu ai ka 10 gola në kampionatet Botërore apo Europiane, më shumë se të gjithë lojtarët e Kroacisë marrë së bashku në këtë Kupë Bote. Perisic i bashkohet Ronaldos, Messit dhe Shaqirit që kanë shënuar në tre Kupa Bote.

Ora 17:14
VIDEO/ Ivan Perisic 'gjahtar' zone, Kroacia barazon Japoninë

56' / Japoni 1-1 Kroaci. Ivan Perisic ka vendos ekuilibrat në Katar për Kroacinë. Një krosim i Lovren nga e djathta e sulmit ka bërë që sulmuesi anësor i ballkanasve të shënojë me kokë për 1-1.

Ora 16:45
VIDEO/ Japonia befason Kroacinë, aziatikët shënojnë golin e parë me Maeda

43' / Japoni 1-0 Kroaci. Maeda kalon në avantazh Japoninë pas asistit të Yoshida. Në minutën e 43 të ndeshjes, një rrëmujë në zonë ka bërë që sulmuesi japonez të kalojë të tijtë në epërsi.

Ora 15:56
KATAR 2022/ Meshkujt e 'braktisin' në Katar, ish-miss Kroacia 'sulmohet' nga vajzat në stadium

Tifozja e famshme e Kroacisë, ish-missi Ivana Knoll është një nga personazhet më të përfolura në Kupën e Botës në Katar. Zeshkanja bukuroshe tërhoqi sërish vëmendjen me paraqitjen e saj në stadiumin “Al Janub”, ku do të mbështesë Kroacinë përballë Japonisë në përballjen e 1/8 të Kupës së Botës. Këtë herë nuk kanë qenë vetëm meshkujt që kanë dashur një foto me të. Vajzat arabe dhe ato japoneze kanë rendur pas Knoll, me këtë të fundit që ra në sy për veshjet provokuese në këtë Botëror. Kujtojmë se në Katar vendosën një kod të veçantë për veshjen, teksa alkooli u ndalua në stadium dhe rreth impianteve moderne.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?



×

Lajmi i fundit

ZYRTARE/ Një pikë nga zona e ftohtë, Valencia shkarkon Gennaro Gattuso-n

ZYRTARE/ Një pikë nga zona e ftohtë, Valencia shkarkon Gennaro Gattuso-n