Argjentina fitoi 2-0 me Meksikën për Kupën e Botës, duke u rikthyer në garë për kalimin e grupit. Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Albicelestes, Lionel Scaloni. Trajneri në fillim tregoi për dashurinë që kanë fansat për ekipin dhe frikën e kundërshtarëve kur luajnë përballë Argjentinës.
"Është një lojë futbolli. Ndjenja që po luajmë më shumë se një ndeshje futbolli nuk është e bukur dhe kjo mua nuk më pëlqen. Ne do të përpiqemi t'i bëjmë tifozët tanë të ndihen sikur është thjesht një lojë futbolli. Pavarësisht se është e vështirë t'i bësh njerëzit të kuptojnë se nesër dielli do të lindë sërish nëse fiton apo humbet. Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët e mi dhe i emocionuar për atë që kemi bërë", tha fillimisht Scaloni.
Më pas trajneri i Argjentinës tregoi edhe mënyrën e lojës së ekipit të tij, si edhe ndryshimin e kundërshtarëve me Messin në fushë.
"Do të jetë e vështirë. Të gjitha skuadrat luajnë me stil të ndryshëm loje dhe çdo ekip ndryshon kundër nesh, jo vetëm sepse luan Messi, por sepse kanë përballë Argjentinën dhe kanë frikë. Kjo e rrit vështirësinë e ndeshjes. Ne duam ta fitojmë sfidën e fundit në grup përball Polonisë, këtë duam të gjithë", përfundoi Scaloni.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?
-
PO
57.8%
-
JO
34%
-
NUK E DI
8.2%
Vota total: 1853
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Kylian Mbappe e ka mendjen te finalja e humbur në Katar, sulmuesi bën gjestin e Emi Martinez
23 Janar, 21:59
-
'E mora në telefon dhe e ktheva në ekip', Lionel Scaloni zgjedh më të mirin mes Messit dhe Maradonës
17 Janar, 21:30
-
24-vjeçari në Agjentinë pikturoi Messin në kartmonedhën 10 pesos...sot ia kërkojnë ta shesë për 60 mijë pesos (VIDEO)
15 Janar, 10:12
-
Finalja e Kupës së Botës, FIFA nis hetimet për Argjentinën
14 Janar, 22:58
-
Ish Miss Kroacia që bëri bujë në Katar zhvendoset në Miami, shfaqet pranë Drake në festën e DiCaprio
14 Janar, 10:26
-
Banderola kundër Kosovës dhe thirrjet raciste kushtojnë shumë, FIFA dënon Serbinë! Tifozët e pësojnë për Xhakën dhe Shaqirin
13 Janar, 18:24
-
Eliminimi nga Botërori, Cavani sulmon ashpër arbitrin: Duhet të shkojë në burg
11 Janar, 20:55
-
Eminem refuzoi shumën 'marramendëse' që iu ofrua nga Katari për të performuar në Kupën e Botës
10 Janar, 21:45
-
PSG 'hakmerret' kundër Leo Messit, francezët injorojnë sulmuesin në 'Parc de Princes'
10 Janar, 18:10
-
Habit Carlos Tevez: Messin s'e kam uruar për trofeun, më pëlqente Franca në Botëror
8 Janar, 18:46
-
Fitoi Kupën e Botës, Lionel Scaloni shpallet trajneri i vitit nga IFFHS-ja
8 Janar, 17:46
-
Prapaskenat e pabesueshme me festën e Argjentinës, Lionel Messi ngriti trofeun e rremë në Botëror! Foto theu rekordin e pëlqimeve
5 Janar, 19:52