KATAR 2022/ Sfidojnë Anglinë në Botëror, sëmuret trajneri i Senegalit

KATAR 2022/ Sfidojnë Anglinë në Botëror, sëmuret trajneri i Senegalit

Aliou Cisse

Trajneri i Senegalit, Aliou Cisse mund të humbasë ndeshjen e 1/8 të Kupës së Botës kundër Anglisë për shkak se është i sëmurë dhe nuk e ka drejtuar ekipin në stërvitjen e fundit. Në konferencën për mediat një ditë para ndeshjes, zëvendësi i Cisse doli para kamerave dhe tregoi se trajneri është i sëmurë prej disa ditësh.

Nesër në 20:00 trajneri i Senegalit mund të mos jetë në stol, teksa zëvendësi i tij, Regis Bogaert është gati për detyrën që do t'i ngarkohet.

"Ai nuk ishte në stërvitjen e djeshme, sigurisht na dha udhëzimet e tij për lojtarët. Shpresojmë që të jetë nesër në pankinë me lojtarët, por ne jemi të sigurt se ai do të jetë atje me ekipin. Mund të konfirmoj se ai është i sëmurë dhe ka temperaturë, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm me situatën e tij", tha Regis Bogaert.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë