Tre ditë pas katastrofës meteoroligjike, në zonën e Valencias në Spanjë, vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit.
Bilanci i personave që kanë humbur jetën ndërkohë është rritur sërish sipas përditësimit të fundit shtetëror dhe shkon në 205 të vdekur. Roja civile dhe ushtria po punojnë për zhbollikimin e rrugëve të cilat janë pushtuar nga balta. Në mbi 20 komuna rreth Valencias, 360 mijë banorë nuk kanë ujë ndërsa 50 mijë janë pa energji elektrike.
500 ushtarë të tjerë do ti shtohen atyre që tashmë po punojnë më rojën civile në operacione. Për 2 javë do të qëndrojë i izoluar transporti hekurudhor me Madridin dhe pjesërisht me Katalonjën.
150 arterie rrugore sipas të dhënave zyrtare janë të shkatërruara ose të dëmtuara rëndë dhe për momentin janë të pa aksesueshme.
Janë të shumta operacionet që po zhvillohen nga ajri në Alicante pranë Valencias. Një prej tyre është ky operacion i filmuar nga roja civile spanjolle ku tregohet një foshnjë 1 vjeç duke u ngritur nga shtëpia e përmbytyr të mërkurën në Valencia.
Roja civile tha se vetëm në Alicante u shpëtuan 20 persona përfshirë edhe këtë foshnjë më nënën e tij.