I ftuar sot në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, ishte nutricionisti i njohur që jeton në Suedi, Altin Joka, i cili foli për mënyrat sesi të përzgjedhim produket e sezonit të vjeshtës, në mënyrë që të ruajmë parametrat shëndetësor.
”Sot zgjedhja e frutave dhe perimeve në treg është problem, një pikë ku konsumatori gabon, pasi ne shkojmë sipas modës në dyqan, pra ku shtojnë të tjerët” e nis kështu bisedën në studio Altini, duke shtuar se ne duhet të përzgjedhim në bazë të katër elementëve bazë: të nuhaturit, të shijuarit, të parit dhe të provuarit.
”Sot produktet janë të manipuluara kryesisht dhe ndaj do shumë kujdes për të dalluar” shtoi ai, duke theksuar se pesticidet ndikojnë në problemet e gjëndrave endokrine, autizmit, problemet e sistemit nervor, problemet me rritjen e diabetit dhe dëmtimin e metabolizmit. Por si mund të përzgjedhim produket organike cilësore?
“Së pari duhet që produktet të ekspozojnë vendin e origjinës nga vijnë” tha ai. “Ja këtu kemi panxharin psh dhe nuk duhet të ketë asnjë lloj rrjedhje lëngu rreth e rrotull, ndërsa nuk duhet që pjesa e bishtit të jetë e vyshkur” shtoi ai.
”Kur zgjedhin një domate, në fund duhet që t’a ketë pjesën e bardhë, nuk duhet të ketë disa pika të bardha të vogla, pasi tregon që nuk është në maksimumin e cilësisë” duke shtuar se kur ka pjesë të bardha brenda pasi e hapim, nund të jetë hequr e papjekur apo ka stimulues. Sa i takon karrotave, duhet të jenë me bisht, sa më pak të pastruara dhe të holla.
Sipas Altin Jokës, sa i takon kërpudhave, ato duhet të jenë sa më të bardha dhe sa më të forta për të qenë cilësore. Sa i takon kungullit, nëse bëhet i butë dhe nis të ndryshojnë ngjyrë, atëherë ka problem për cilësinë. Më pas nutricionisti u ndal tek speci, ku tha se sa më i pastër dhe i shkëlqyshëm të jetë speci, aq më i mirë është.Tek rrushi duket parë bistaku ku lidhet me kokrrat që nuk duhet të jetë shumë i thatë.
Në fund të intervistës ai foli dhe për atë që është quajtur si lëngu i jetës, lëngu i shegës, të cilën ua rekomandon të gjithëve që t’a konsumojnë rregullisht për të patur një funksion të mirë të trupit të tyre.
Në vijim të bisedës me nutricionistin e njohur Altin Joka në studion e “Rreze Dielli” për rëndësinë e përzgjedhjes së frutave dhe perimeve më të mira dhe pa hormone në treg, nutricionisti u ndal dhe në rëndësinë që ka mënyra e trajtimit në kushte shtëpie të perimeve dhe frutave për të larguar pesticidet deri në 90 %, pasi në lëkurën e shumë frutave janë të përqëndruara enzima të ndryshme, vitamina, minerale dhe antioksidantë të dobishëm të cilat për trupin tonë janë mjaft të nevojshe.
Po cila është mënyra më e mirë për të larguar kimikatet apo çdo bakter nga frutat dhe perimet e blera në treg?
“Ne duhet të kemi një furçë pastrimi për të gjitha zarzavatet, por duhet që t’i lëmë 10 minuta në ujë, e më pas të nisim pastrimin. Futja në ujë e produkteve heq 69-73 % të pesticideve nga produktet. Ne duhet të përdorim për pastrim uthullën e mollës apo uthullën e rrushit, pasi është një pastrues i mirë, psh në një litër ujë duhet të vendosim një sasi të vogël uthulle 5-6 lugë, kështu pastrojmë një përqindje të madhe të pesticideve. Më pas mund të përdorim për pastrim kripën, 4 % kripë në një litër ujë është ideale për pastrim. Kemi dhe sodën e bukës që heq gjithashtu një sasi të madhe të pesticideve” thekson nustricionisti.
I pyetur nga moderatorja se kë do të veçonte më shumë, kripën, uthullën apo sodën e bukës, nutricionisti thotë se më e rëndësishme është larja me kripë dhe zierja 2-3 minuta.