Eduard Zaloshnja: Katolikët, besimtarët më të devotshëm

Eduard Zaloshnja: Katolikët, besimtarët më të devotshëm

Kremtimi i Pashkes në Shqipëri

Brenda një periudhe 45 ditore këtë vit, banorët e Shqipërisë kremtuan katër festa të mëdha fetare njëra pas tjetrës. Shumë shqiptarë shkuan në objektet përkatëse të kultit në ditët e festave, por shumë më tepër thjesht shtruan dreka e darka festive në shtëpitë e tyre. Pas festave të tilla, vetvetiu lind pyetja se sa të devotshëm janë besimtarët shqiptarë. Deklarohen si besimtarë dhe vetëm dënden së ngrëni për festat përkatëse fetare, apo shkojnë rregullisht në kishë/xhami/teqe?

Nga një studim rigoroz mbi besimet fetare ndër banorë të rritur (18 vjeç e sipër), që drejtova në gjithë terrenin e Shqipërisë, rezultoi se 57.7% vetëdeklarohen si myslimanë sunitë, 12.6% si ortodoksë, 12% si katolikë, 10.5% si bektashij, 0.6% si protestantë etj., dhe vetëm 6.6% si ateistë/afetarë.

Me një eskstrapolim të përafërt statistikor, këto përqindje përkthehen në rreth 1.15 milionë myslimanë sunitë (ndër rreth 2 milionë banorë të rritur), rreth 253 mijë ortodoksë, rreth 240 mijë katolikë, rreth 211 mijë bektashij, rreth 12 mijë protestantë etj., dhe rreth 130,000 ateistë/afetarë. Shpërndarja e përafërt gjeografike e tyre paraqitet në Tabelën 1 më poshtë.

*Kufijtë e rajoneve në këtë tabelë janë si vijon: Rajoni Verior nga Fushë-Kruja deri lart në Vermosh, Rajoni Qendror nga Fushë-Kruja deri poshtë në Lumin Shkumbin, dhe rajoni Jugor nga Lumi Shkumbin deri poshtë në Konispol

Siç pritej, ndër të vetëdeklaruarit si myslimanë sunitë mbizotërojnë ata të rajonit qendror, ndër të vetëdeklaruarit si ortodoksë mbizotërojnë ata të rajonit jugor, ndër të vetëdeklaruarit si katolikë mbizotërojnë ata të rajonit verior, ndër të vetëdeklaruarit si bektashij mbizotërojnë ata të rajonit jugor, dhe ndër ateistët/afetarët mbizotërojnë ata të rajonit qendror. Protestanët e paktë janë të shpërndarë pothuaj përpjestimisht në të trija rajonet.

Po sa të devotshëm janë ata që vetëdeklarohen si besimtarë? Tabela 2 më poshtë na jep një përgjigje gjeografike të kësaj pyetje.

*Kufijtë e rajoneve në këtë tabelë janë si vijon: Rajoni Verior nga Fushë-Kruja deri lart në Vermosh, Rajoni Qendror nga Fushë-Kruja deri poshtë në Lumin Shkumbin, dhe rajoni Jugor nga Lumi Shkumbin deri poshtë në Konispol

Në rang republike, vetëm 10.4% e banorëve të rritur shkojnë të paktën një herë në dyjavor në kishë/xhami/teqe etj. Por kjo përqindje është mbi dyfish (21.6%) në rajonin verior.

Vetëm 17.9% e banorëve të rritur shkojnë të paktën një herë në muaj në kishë/xhami/teqe (në rang republike). Por kjo përqindje është pothuaj dyfish (33.4%) në rajonin verior. Dhe kjo diferencë gjeografike shpjegohet me faktin se më shumë se gjysma e katolikëve banojnë në rajonin verior.

Në fakt, katolikët (kudo që banojnë) rezultojnë më të devotshmit ndër besimtarët. Në rang republike, 36% e të vetë-deklaruarve si katolikë shkojnë të paktën një herë në muaj në kishë, ndërsa 16% shkojnë të paktën një herë në dyjavor.

Në rajonin verior, devocioni i katolikëve është edhe më i theksuar – plot 41% shkojnë të paktën një herë në muaj në kishë, ndërsa 20% shkojnë të paktën njëherë në dyjavor.

SHËNIM: Besimtarët e feve të tjera kanë vetëm luhajtje të vogla nga mesatarja kombëtare e devocionit fetar. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • @Zaloshnja: 12/05/2024 23:24

    I nderuar ketu je gabim pasi duhet te njohesh praktikimin e fese perpara se te flasesh, feja muslimane nese te pergjigjet praktikant ben 5 falje ne dite pa patur detyrim te shkoje ne xhami p.sh. Grate muslimane me shume falen ne shtepi pasi kjo u lejohet dhe pranohet. E mbi te gjitha i nderuar devotshneria nuk matet me sondazh. Rrini te zgjedhjet e politikat se ketu s’ke thene gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes