KAVAJE-Pas një konflikti të çastit një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri ndërsa policia ka identifikuar dhe kapur autorin për 15 minuta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në rrugën "Andi Dervishi" ndërsa A. Kuli., 30 vjeç, i cili është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Komisaraitit të Kavajës kanë arrestuar autorin e kësaj vepre Eduart Kollcaku, 34 vjeç.

Sherri mes tyre ka nisur ditën e djeshme pasi 30-vjeçari i ka thënë autorit:"Pse më shikon me inat, kush je ti”.
 
Kaq ka mjaftuar që sot në mëngjes Eduart Kollcaku t’i zërë pritë Kulit dhe ta qëllojë 2 herë më pistoletë në këmbë sapo ka dalë nga kafeneja.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestrar një armë zjarri pistoletë, tip "TT", model 56, me një krëhër dhe 3 fishekë

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com