Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj Lulzim Bashës në përgjigje të një videoje që publikoi dje ku shfaqej me Hysen Xhurën, kandidat për deputet në listën e hapur të Koalicionit Euroatlantik në njësinë numër 4 në kryeqytet.
“O Lul shyqyr se e nxorre një se pyet mileti a ke njeri a je veç ti. Hyseni i kam njohur babën, burrë zotni. Ishalla i ka ngjarë të atit. Tjetër ke apo Hysenin laj thaj. Dëgjoje pak e mirë se tani që të ngjalla nuk ta kam nderin të të dëgjoj përditë që i bie fyllit me një vrimë. E dëgjove?”, thotë Rama.
Në përgjigje të komentit se shokët po i dalin nga duart, Rama e ironizon me një pjesë teksti të këngës së një kënge të Unikatil ndërsa shton se ka fjetur shumë dhe duhet me ia kujtuar disa gjëra. Ai i përgjigjet gjithashtu edhe me një pjesë teksti të një kënge të Unikatil ku thuhet ‘100 zogj pulash kundër një luani’.
"Dëgjo dhe ndërro regjistër se ke fjetur gjatë. Duhet me t’i kujtuar ca gjona. 100 zogj pulash kundër një luani. Ik tani artist dhe mos ma qaj hallin mua se po t’i kullufit demokratët. Jo këtu bën si i fortë dhe andej rri squp. Hajde Lul, ec aty.”, u shpreh Rama teksa në sfond ka edhe këngën e Unikatil.
Lajmi kryesor:
Vijojnë replikat/ Rama: 100 zogj pulash kundër një luani, po të kullufisin demokratët! Basha: U mërzit doktori që i sulmoj partnerin, dil vetë në fushë o burrë (VIDEO)
Xh.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.6%
-
Pak
12%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Zemra mal'/ Rama nga Vlora: Takova 100 të rinj të FRPD, s’kanë lidhje me surratin e opozitës në Tiranë! Tolerancë zero për ata që sillen keq me demokratët
23 Mars, 09:55
-
‘E pranoj, nuk kemi bërë mjaftueshëm për Vlorën’/ Rama premton rikthim me energji të reja
23 Mars, 09:51
-
‘I kemi dhënë Vlorës një ofertë të mirë’/ Rama prezanton kandidatët dhe nuk kursen lavdërimet për Çuçin: Është merita jote që hoqe ‘murin rrethues’
23 Mars, 09:35
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama takon kandidatët në Vlorë: Bashkisë në vend ta mbështesin i vunë stërkëmbësha! PS s'duhet të jetë e 'dyerve të mbyllura'
23 Mars, 09:13
-
'Deti fle, po Vlora dhe ‘armiqtë' jo!' Rama takon sot kandidatët dhe strukturat e PS-së, Shqiptarja.com zbardh axhendën
23 Mars, 07:38
-
Mero Baze: Pse Berisha po humbet qetësinë nga dueti komik Rama–Basha?
23 Mars, 07:15
-
Rama mbërrin që në mbrëmjen e sotme në Vlorë, nesër agjendë e ngjeshur takimesh me kandidatët në Lungomare dhe strukturat! Do inspektojë edhe Muzeun Hebraik
22 Mars, 22:20
-
Preç Zogaj: Koha nuk u ka dhënë të drejtë për asgjë deri tani
22 Mars, 21:38
-
Ylli Pata: Dueli repist Rama-Basha, pse po e vijojnë të dy me kaq qejf?
22 Mars, 21:26
-
‘S’ta dal dot as me fabrikë duhani mo!', Basha i kthen mesazhin e ‘dashurisë’ Ramës: Çyrbja ka fillu me fol, s’i mbushet mendja veç me cigare atij! Ku e ke Gjush akulloren? (VIDEO)
22 Mars, 19:50
-
‘Ose ky është bufi i bufave, ose kreu i tavolinës ku vidhen shqiptarët!’ Basha ironizon Ramën dhe prezanton kandidatët në Durrës: Janë të pakorruptuar, SPAK po bën performancë
22 Mars, 19:32
-
VIDEO/ Rama ironizon Bashën: Erdhi ‘Lul tsunami’ dhe u mbylla në lista, më ka marrë malli të këndosh himnin, jepi gaz! I kujt është ‘Gaz ballokumja’? Po shkunden puplat te këneta
22 Mars, 17:28