Presidenti i sapozgjedhur i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker zbuloi sot ekipin që do të merret me fushat kryesore të krijimit të politikave të Bashkimit Europian, me fokus në rritjen ekonomike, reformimin e energjisë, konkurrencës dhe tregëtisë. Postet kyçe Juncker ia ka besuar Francës dhe Britanisë së Madhe.
Levat e pushtetit të punëve të BE-së do të mbahen nga 5 ish-kryeministra, 4 zv.kryeministra dhe 7 komisionerë të cilët do të emërohen për një mandat të ri 5-vjeçar.
Postet kyçe Juncker ia ka besuar Francës dhe Britanisë së Madhe. Kështu, ish-ministri francez i financave, Pierre Moscovivi do të marrë portofolin kyç të politikës ekonomike dhe monetare, post i cili do të mbikqyret dhe nga Jyrki Katainen dhe ish-ministri letonez Valdis Domobrovskis. Ndërsa Jonathan Bill i Britanisë së Madhe do të marrë një tjetër post kyç që do të merret me stabilitetin dhe shërbimet financiare si dhe me tregjet kapitale të BE-së. Ish-ministrja daneze e ekonomisë, Margethe Vestager do të jetë në krye të portofolit të konkurrencës, ndërsa ish-kryeministrja sllovene Alenka Bratusek do të mbikqyrë planet e BE-së për bashkimin energjitik. Suedezja Cecilia Malmstrom do të ketë për detyrë të negociojë marrëveshjen më të madhe në botë të tregëtisë ndërmet SHBA-ve dhe Europës. Ndërsa, Gunter Oetinger i Gjermanisë do të ketë përgjegjësinë për ekonominë dixhitale, një portofol që përfshin një rishikim të tregut të telekomit të BE-së.
Presidenti i Komisionit europian, Zhan Claude Juncker tha se zgjedhjet e tij kishin për qëllim ‘thyerjen e kornizave duke u larguar gjithnjë e më shumë nga strukturat strikte”.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO