KED ndalon 3 kandidatë për Kushtetuesen! Lë në fuqi kandidimin e Sonila Bejtjas, Altin Binajt dhe Aleksandër Tomës për 2 vakanca

Aleksandër Toma, Sonila Bejtja dhe Altin Binaj

Pas 6 orësh mbledhje, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e 3 gjyqtarëve për 2 vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

Bëhet fjalë për Aldona Sylajn, Ardita Bunën dhe Shaqir Hasanajn të cilët ishin kandidatët për vakancën e shpallur nga Presidenti. Ardita Buna ishte njëkohësisht kandidate për vakancën shpallur nga Kuvendi.

KED ka lënë në fuqi kandidimin e 3 gjyqtarëve Sonila Bejtjan, Altin Binajn dhe Aleksandër Tomës që ishin miratuar më herët.

Vetëm një ditë më parë, ambasadorja Yuri Kim gjatë një takimi me drejtuesen e KED, Vitore Tushës i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese deri më 31 dhjetor.

Presidenti dhe Parlamenti tashmë duhet të përzgjedhin nga një emër nga lista me 3 kandidatë të propozuar nga KED për të plotësuar dy vakancat për Gjykatën Kushtetuese.

Por përcaktimi kushtetues që kushtëzon jo më pak se 3 emra për çdo vakancë pritet të rindezë debatin për plotësimin e kushtetueses me dy anëtarë brenda vitit 2020.

E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A do të ketë shitblerje të votës edhe më 25 prill?

Komento

Komente

  • redi: 27/11/2020 11:22

    Duke mos qene kurre gjygjtare ose prokurore ,eshte mundur qe zonja Bejtha te pranohet si kandidature per KED apo akoma vazhdojne ne drejtimin e drejtesuse nga politika ?

    Përgjigju
  • vlora: 26/11/2020 20:52

    Sonila Bejtjen si notere e lejon ligji apo kjo futet si militante e thekur e LSI.Sikur e 100 te jete ne liste kjo do fitoj se me shume kjo do ILIRIN se sa ANDIN

    Përgjigju
    • KB VL.: 26/11/2020 21:23

      A.Binaj eshte personalitet, profesionist i shkelqyer , i ndershem dhe komunikues qe i ben nder çdo institucioni ku punon e drejton.



×

Lajmi i fundit

John

Grabitet me armë filiali i një institucioni financiar privat në Tiranë! Kërcënohen punonjësit dhe merren një shumë parash! Policia ngre pika kontrolli për kapjen e autorit