Kejvina Kthella kujton aksidentin: Isha person në kërkim, po bëja si Schumacher kur përplasa një çift që ishte nisur për spital! U largova nga vendngjarja se u acarova

Kejvina Kthella kujton aksidentin: Isha person në kërkim, po bëja si Schumacher kur përplasa një çift që ishte nisur për spital! U largova nga vendngjarja se u acarova

Kejvina Kthella

Modelja Kejvina Kthella ka kujtuar një aksident që ka kryer në një kohë kur ishte person në kërkim. Ajo ishte bashkë me shoqet e saj kur goditi nga pas një makinë pasi po ecte me shpejtësi. Në rrëfimin para banorëve të BB VIP, e krahason veten me pilotin Schumacher.

Ndër të tjera Kthella tregon se ishte bashkë me shoqet e saj por teksa po priste që të vinte policia, u acarua me gruan që ndodhej në makinën tjetër dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

“Unë kam ikur nga vendi ngjarjes njëherë, e di që është gabim, kërkoj shumë falje, isha person në kërkim për ca kohë. Se e dini mua kur më kap adrenalina, nuk ndaloj dot. Isha në makinë me dy shoqe , kot s’kisha punë fare, isha aty te dalja e Farkës, po bëja si Schumacher, rruga ishte ngushtë, makina ime është edhe madhe dhe e mori para këtë makinën e vogël, tip Fiati. Këta ishin çift ishin nisur dhe për spital të shkretët. Ky burri ishte i mirë, po ajo gruaja moo, si gratë. Edhe prit ne të vinte dikush, nuk po vinte. Ika unë pastaj , për Vlorë me shoqet, hëngrëm një darkë”, tha Kthjella.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/12/2022 02:16

    Te shijojti darka?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë