/ATSH-E.Xhajanka/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, dollari amerikan forcoi pozitat të premten ndaj Lekut, duke reflektuar epërsinë që mori në tregjet ndërkombëtare.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër shënoi sot sërish një rritje relativisht të fortë, pas një rënie që mori disa ditë radhazi, duke iu larguar nivelit maksimal prej gati 135 lekësh.
Një dollar u këmbye sot me 129.62 lekë, ose 2.16 lekë më shumë se një ditë më parë. Ndërsa euro ka shënuar një rënie të lehtë në tregun vendas, duke u këmbyer me 140.4 lekë, ose 0.06 lekë më pak se një ditë më parë.
Në tregjet ndërkombëtare, euro shënoi rënie me 00.2% ndaj dollarit, duke u këmbyer me 1.08USD. Sipas ekspertëve të ekonomisë Adrian Civici dhe Arjan Kadare, ky trend i forcimit të dollarit lidhet me efektet e forcimit të ekonomisë amerikane dhe ndryshimit të krahut të politikës monetare të Bankës Qendrore Amerikane si edhe me kursin e ri të Bankës Qendrore Europiane.
Ndërsa vlerësojnë ata luhatjet e kursit të këmbimit valutor janë brenda parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, dhe sipas tyre, kjo i dedikohet stabilitetit të monedhës vendase, e cila gjendet në mënyrë konstante në një pozitë të favorshme dhe si e tillë, siguron kursimet dhe shpenzimet e qytetarëve.
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan
USD
129.62
+2.16
EURO
EUR
140.40
-0.06
Poundi Britanik
GBP
192.86
+2.46
Franga Zviceriane
CHF
134.15
+0.07
Jeni Japonez (100)
JPY
108.60
+1.12
Dollari Australian
AUD
101.01
+0.72
Dollari Kanadez
CAD
103.63
+1.01
Korona Suedeze
SEK
15.06
-0.03
Korona Norvegjeze
NOK
16.20
-0.21
Korona Daneze
DKK
18.80
-0.01
SDR
SDR
180.52
+3.14
Ari(OZ 1)
XAU
155260.83
+930.47
Argjend(OZ 1)
XAG
2202.18
+11.15
/Shqiptarja.com