Këmbim valutor- Dollari po barazohet me euron


TIRANE, 16 Mars /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha e gjëlbër amerikane të hënën ka shënuar një rritje tjetër të vlerës së saj në këmbim me Lekun, duke shënuar një tjetër rekord të 13 viteve të fundit madje duke shkuar drejt "barazimit" me vlerën e euros.
Sipas kursit  zyrtar të  Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye me 133.35 lekë, 0.73 lekë më shumë se të premten e javës së kaluar. Euro në tregun vendas ka ruajtur të njëjtat  vlera si në fundin e javës së kaluar, duke qëndruar në 140.43 lekë.
Forcimi i dollarit është ndjerë edhe në bursat ndërkombëtare, si kundër rënia e euros që shënoi nivelin më të ulët të 12 viteve të fundit, me rreth 1.0457 USD. Sipas aktorëve të tregut, euro po qëndron e fortë në Shqipëri për shkak të kërkesës së fortë për të dhe ofertës së dobët. Ndërsa vlera e dollarit po ndjek trendin e bursave ndërkombëtare.
 

Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan
USD
133.35
+0.73

EURO
EUR
140.43
0.00

Poundi Britanik
GBP
197.13
+0.40

Franga Zviceriane
CHF
132.86
+1.17

Jeni Japonez (100)
JPY
109.89
+0.70

Dollari Australian
AUD
101.85
+0.26

Dollari Kanadez
CAD
104.49
+0.31

Korona Suedeze
SEK
15.35
0.00

Korona Norvegjeze
NOK
16.24
-0.05

Korona Daneze
DKK
18.84
+0.01

SDR
SDR
182.81
+0.27

Ari(OZ 1)
XAU
154240.72
+993.37

Argjend(OZ 1)
XAG
2084.28
+27.30

e.xh/f.n/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)