'Këndi i ekspertit', Fadil Kepi: Llogaritja e pensioneve sipas koeficientëve të rinj

'Këndi i ekspertit', Fadil Kepi: Llogaritja e pensioneve sipas koeficientëve të rinj

Fadil Kepi dhe Valbona Mhilli

Si çdo të premte, edhe këtë javë, në emisionin “Këndi i Ekspertit” në Report TV, i drejtuar nga gazetarja Valbona Mhilli, ka qenë i ftuar Prof. Dr. Fadil Kepi. Eksperti i çshtjeve të pensioneve ka sqaruar fillimisht ndryshimet e reja që kanë ndodhur për sa i përket llogaritjeve të pensioneve sipas vendimit të ri të qeverisë. Më pas Profesor Kepi u është përgjigjur pyetjeve që vinin live në Report TV nga qytetarët.

Sot do të flasim për vendimin e ri të qeverisë për llogaritjen e pensioneve, i cili është botuar para dy ditësh në “Fletoren Zyrtare”. Gjithashtu, për këtë problem na kanë ardhur shumë letra. Unë po veçoj dy letra, atë të zonjës Shpresa Nelaj nga Tirana dhe të zotit Ali Balliu nga Durrësi.

Para dy ditësh është botuar në “Fletoren Zyrtare” Vendimi nr. 571, datë 3 tetor 2018, “Për koeficientët e indeksimit të pagave për efekte të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensionit”. Ky vendim i qeverisë është botuar në “Fletoren Zyrtare” nr. 143. Këshilli i Ministrave në datën 3 tetor, me propozimin e ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, vendosi të ndryshojë, të rrisë koeficientët e indeksimit të pagave, mbi të cilët janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore të detyrueshme, për efekt të llogaritjes fillestare të pensionit. Efekti i këtij vendimi të qeverisë përfshin të gjithë pensionistët, të cilët kanë dalë në pension nga 1 janari i vitit 2018 e në vazhdim. Pra, edhe ata që kanë dalë në pension në janar dhe ata që dalin sot, por edhe ata që do të dalin në vazhdimësi, do të përfitojnë nga këta koeficientë. Atëherë shtrohet problemi që këta kanë dalë në pension dhe u është llogaritur pensioni me disa koeficientë më të ulët. Sigurimet Shoqërore do t’ua rillogarisin pensionet me koeficientët e rinj. Pra konkretisht, pagat para vitit 1994 Sigurimet Shoqërore i kanë shumëzuar me koeficientin 8,59. Për pensionet që janë lidhur e që do të lidhen në vazhdim do të shumëzohen me koeficientin 8,76. Pagat e vitit 1995 janë shumëzuar me koeficientin 6,92; do të shumëzohen me koeficientin 7,05. Pagat e vitit 2014 Sigurimet Shoqërore i kanë shumëzuar me koeficientin 1, ndërsa me vendimin e ri të qeverisë pagat e vitit 2014 do të shumëzohen me koeficientin 1,18. Pagat e vitit 2015 me 1,02 janë llogaritur me 1 dhe pagat e vitit 2016 me 1,02.

Dy qytetarëve që na kanë shkruar u është llogaritur pensioni: zonjës nga Tirana rreth 27.600 lekë të rinj sepse është me arsim të lartë, mësuese e nderuar; ndërsa Aliut nga Durrësi i është llogaritur pensioni rreth 26.600 lekë të rinj, me koeficientët e vjetër. Sigurimet Shoqërore do t’ua rillogarisin edhe një herë pensionet, me koeficientët e rinj. Dhe unë ju garantoj se, meqë janë rritur koeficientët, pagat kur i shumëzon me një koeficient më të lartë, japin një shumë më të madhe, kështu që ata dhe të gjithë pensionistët që kanë dalë në pension nga 1 janari i vitit 2018 e në vazhdim, do të përfitojnë pension më të lartë. Dhe pensionistë nuk janë pak. Në vendin tonë dalin në pension rreth 100 veta në ditë. Kështu që mesatarisht rreth këtij viti parashikohet që të dalin në pension rreth 37.000 veta.

Në fund të vendimit thuhet: “Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pasi botohet në “Fletoren Zyrtare” dhe efekti shtrihet nga data 1 janar 2018”. Është firmosur nga kryeministri, zoti Edi Rama.

Disa gazeta janë nxituar dhe kanë bërë shkrime pa u botuar ende vendimi në “Fletoren Zyrtare”, duke e interpretuar gabim këtë vendim. Siç duket, gazetat bëjnë garë se cila të japë më parë lajmin, por lajmi është i mirë atëherë kur është bazuar në një vendim qeverie, i cili është botuar në “Fletoren Zyrtare”.

Kam qenë i dënuar kur isha ushtar, në vitin 1976 dhe kam bërë 2 vite burg për motive ordinere. Në burg kam punuar. A më njihen vitet e burgut si vjetërsi pune?

Nuk ju quhen vjetërsi pune. Të gjithë atyre personave, të cilët janë dënuar me heqje të lirisë për motive politike, sipas Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, me titull “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve politikë me heqje të lirisë”, u quhet vjetërsi pune për efekt pensioni, 1 vit burg i barabartë me 2 vite pune. Ka edhe persona të cilët kanë qenë të internuar ose të dëbuar për motive politike, janë internuar prindërit këto 25 vite të kenë punuar në procese pune të naftës”, të cilat përfshihen në këtë ligj që ka miratuar Kuvendi i Shqipërisë “Për statusin e naftëtarit”. Ka edhe një vendim qeverie në zbatim të këtij ligji, por zotëria është 59 vjeç, ligji thotë 60 vjeç. sqarime më të hollësishme zotëria do të marrë duke i bërë një kërkesë Komisionit Qendror të Statusit të Naftëtarit pranë Ministrisë së Energjitikës, në Ministrinë e Energjitikës. Meqenëse këta persona që kanë përfituar statusin e naftëtarit, por që ende nuk kanë marrë asnjë lek, sugjeroj që t’i drejtohen deputetit të tyre në Fier, në Kuçovë apo në Vlorë e t’i thonë që nuk po zbatohet statusi. Ose t’i shkruajnë Kryeministrit.

Flas nga Tirana. Kam dalë në pension në muajin qershor. Dua të di a përfitoj edhe unë nga koeficientët e rinj? Kam edhe disa vite pune që nuk më janë quajtur, megjithëse i kam të firmosura e të vulosura.

Patjetër. Do t’u shtohen të gjithë pensionistëve që kanë dalë në pension nga 1 janari i vitit 2018 e në vazhdim.

Zotëria ka dorëzuar librezën e punës. Sigurimet Shoqërore i verifikojnë vitet e punës të shënuara në librezë. Në Lundër ndodhet arkivi ku gjenden dokumentet e qendrave të punës. Zotëria duhet të bëjë një kërkesë. Sigurimet Shoqërore marrin librezën e punës dhe e verifikojnë në Lundër, prandaj është caktuar afati prej 60 ditësh nga dita e dorëzimit të librezës së punës. Përveç firmave private, ka edhe disa qendra pune shtetërore të cilat nuk u kanë paguar sigurimet shoqërore punonjësve të tyre. Qytetarët janë të pafajshëm, por edhe Sigurimet Shoqërore nuk kanë faj sepse nuk kanë marrë kontributet e sigurimeve shoqërore.

Flas nga Elbasani. Kam dalë në pension në muajin qershor të këtij viti. Kam punuar 15 vite në kooperativë bujqësore si agronom dhe kryeagronom me arsim të lartë. Kam punuar 5 vite në komunë. Për 18 vite të tjera kam paguar sigurimet shoqërore. Më doli një pension minimal 165.000 lekë të vjetër.

Nuk është pension minimal ky, kështu e quan ti. Është tjetër çështje që ty nuk të bind pensioni që ke marrë, por nuk është pension minimal. Pensioni minimal për ata që kanë 36 vite e 4 muaj punë është 15.600 lekë të rinj. Në qoftë se ti je emëruar me vendim të Komitetit Ekzekutiv të asaj kohe, ka një vendim qeverie me nr. 64, i vitit 1974, që thotë: “Të gjithë ata që ka emëruar Komiteti Ekzekutiv, kur qytetari ka vendimin e Komitetit Ekzekutiv, këto vite quhen vjetërsi pune me shtetin”. Në qoftë se të ka emëruar kryetari i kooperativës ose asambleja e kooperativës, atëherë quhen vite pune si një kooperativist i thjeshtë. Duhen lexuar me kujdes ligjet. Për sqarimet e duhura zotëria le t’i drejtohet Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Elbasan, me anën e një ankese me shkrim.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shpetime: 22/03/2019 12:46

    Pershendetje! Kam filluar pun si mesuese per here te pare me 17/02/2014 dhe aktualisht jam ne pune Kam paqartesi ne pagese Nuk mar anjeher 450 mij leke.Jam definitive 5 vjecarin e kam ne 2020. Sa me takon qe nga fillimi ju lutem nqs eshte e mundur te me jepni nje shpjegim me te qart?

    Përgjigju
    • Arjana Llukmani: 16/07/2019 22:58

      Kam filluar pune ne 1 mars 1995. Jam mesuese ne nje shkolle 9 vjecare. Ne cfare viti me bie te dal ne pension. A mund te marr pension te parakohshem ose te paguaj siguracion vullnetar. Kam qene gjithe keto vite pa shkeputje nga puna. Flm

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen