Ka nisur në Durrës shembja e 7 objekteve të rrezikshme të cilat u kthyen në të pabanueshme pas tërmetit të së martës. Një ndër to është edhe kjo vilë që Report Tv e ka filmuar me dron në zonën e ish-Kënetës, shumë pranë vilës 4 katëshe ku u shua nën rrënoja familja 8 anëtarëshe, Lala. Vila në fjalë është tre katëshe, ndërsa kati i parë është shkatërruar plotësisht. Shembja bëhet nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. 

Për prishjen e tyre u mor vendimi në këshillin bashkiak të bashkisë së Durrësit. Në ndihmë të grupit të ekspertëve shqiptarë, kanë ardhur dhe inxhinierë të huaj.


Lajmi kryesor:

DËMET/ Në Tiranë hiqen depozitat, nis shembja e oxhakut te Qyteti Studenti! Pallatet në Laç me dëmtime të rënda! 8 në Kurbin të pabanueshëm