Këngëtari i njohur dhe mjaft i dashur për shqiptarët i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij. Bujar Qamili i ka dhuruar publikut shqiptar një numër të madh këngësh të bukura popullore, por këtë radhë ai i ka lënë të gjithë pa fjalë.

Teksa ka vlerësuar Artiola Toskën si një ndër këngëtaret më të mira të muzikës popullore, Bujar Qamili e ka veçuar atë dhe si një shoqe tepër të ngushtë. Ai ka deklaruar gjatë një interviste për ‘Thumb’ se as gruaja e tij nuk bëhet xheloze pse ai kalon shumë kohë me Artiolën.

“Artiola ka gjithçka. Gruaja s’bëhet xheloze se është mësuar. Më shumë rri me Artiolën se me gruan”, është shprehur këngëtari i njohur.

d.c./shqiptarja.com