Këngëtarja Anastacia mahnit publikun
me zërin e saj gjatë koncertit

Këngëtarja Anastacia mahnit publikun<br />me zërin e saj gjatë koncertit

Një nga këngëtaret më të suksesshme, me famë botërore,  Anastacia do të performojë sonte në mbrëmje në vendin tonë në orën 20:00. E vlerësuar si një ndër artistet me zërin më të mirë, ajo do të sjellë për publikun shqiptar në stadiumin “Qemal Stafa” hitet e saj ndër vite si Sick & Tired, Not that kind, Left outside alone por edhe këngë të tjera nga albumet e saj.

Ajo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit pasditen e djeshme rreth orës 17:00, për t'iu drejtuar pastaj hotel "Sheraton", ku dhe është akomoduar. Këngëtarja është shfaqur me një veshje sportive dhe mjaft e qeshur duke u përpjekur t'i "shpëtojë" vëmendjes mediatike. 



Gjithashtu mësohet se këngëtarja do të realizojë një takim edhe me Kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Këngëtarja me famë botërore ka nisur turin "Resurrection" në të cilin ka zhvilluar  më tepër se 60 koncerte në të gjithë botën dhe pjesë e këtij turi është bërë edhe Shqipëria, falë mbështetjes së Telecom Albania. Krahas pjesës argëtuese, koncerti mbështet një nismë tepër humanitare, që është forca e gruas në shoqëri, duke marrë edhe nga eksperienca personale e këngëtares dhe luftës së saj me sëmundjen e kancerit.

Anastacia është shembulli perfekt i vendosmërisë me të cilën femrat duhet të luftojnë problemet që u servir jeta. Për shumë vite, ajo ka luftuar e pamposhtur me kancerin e gjirit dhe e ka fituar betejën me sukses.

Duhet theksuar se për asnjë moment këngëtarja nuk e humbi besimin, optimizmin dhe nuk u shkëput nga jeta e saj sociale e artistike, as në momente të tilla të vështira. Albumi i fundit i saj titullohet “Ringjallje” dhe përcjell një mesazh pozitiv për të gjetur forcën për t’i bërë ballë gjithçkaje që hasim në këtë jetë, që jo gjithmonë është në dorën tonë. 

 Një tjetër detaj interesant në lidhje me koncertin është edhe fshehja e dy biletave të koncertit në vende të ndryshme të Tiranës. Të orientuar përmes fotove qytetarët do të duhet ti gjejnë këto dy bileta duke fituar të drejtën për të qenë pjëse e koncertit në mbrëmje. Ka qenë vetë këngëtarja, e cila e ka postuar këtë lajm në Instagram përmes një fotoje. 








 
Da’Sara tërheq vëmendjen e Anastacias, këngëtarja me sytë ngultas tek A1 Report

Këngëtarja me famë botërore Anastasia ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Në këtë foto të publikuar në rrjete sociale shohim këngëtaren, e cila është duke vështruar ekranin e televizionit A1 Report. Mesa duket vëmendja e këngëtares është tërhequr nga gazetarja dhe emisioni Da’Sara Show. 



Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

5/4
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi