Këngëtarja Big Mama operohet
nga kanceri? Ja rrëfimi i saj

Këngëtarja Big Mama operohet<br />nga kanceri? Ja rrëfimi i saj
Këngëtarja e njohur Big Mama ka vendosur të thyej heshtjen rreth operacionit që i është nënshtruar në Turqi kohëve të fundit.

Nepër media ka qarkulluar lajmi se këngëtarja kishte humbur zërin. Por më pas spekulimet kaluan në një tjetër nivel, aq sa u tha se Big Mama vuante nga kanceri.

Këngëtarja e njohur përmes një statusi në Facebook, ka qetësuar fansat e saj, duke bërë me dije se është shëndosh si molla.
 
“Miq, fillimisht ju falënderoj shumë të gjithëve që jeni interesuar dhe keni shkruar për mua e gjendjen time. Kam lexuar shkrime të ndryshme e kam dëgjuar muhabete rreth shëndetit tim, por nuk kam mundur që t’ju përgjigjem të gjithëve, ndaj vendosa që përmes këtij mesazhi t’ju them se unë jam shumë mirë me shëndet. Është e vërtetë që kam realizuar një operacion në Turqi për një jetë më të shëndetshme, mirëpo nuk kam pasur as kancer, nuk kam humbur vokalin, e as nuk jam në gjendje kritike, por jam shëndosh si molla”,-ka shkruar ajo.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron